Flash News

E-TJERA

Përplasja te Kryeministria, shoqërohen disa aktivistë, mes tyre Dritan Goxhaj

Screenshot 2026-09-01 214642.png

Një person raportohet se është lënduar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit pranë godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar aktivisten Arvina Lleshi dhe tre protestues të tjerë. Ata pritet të dërgohen në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.

Screenshot 2026-09-01 212913.png

Në vendngjarje vijojnë tensionet, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat kanë tentuar të largojnë turmën nga hyrjet e Kryeministrisë.

Më herët, situata u përshkallëzua me bllokimin e hyrjeve të godinës nga protestuesit, ndërsa në zonë u vendosën forca të shumta policie dhe mbërriti edhe autoboti i ujit.

Ndërkohë, mbetet për t’u konfirmuar informacioni nëse mes personave të shoqëruar ndodhet edhe Dritan Goxhaj.

Të fundit