Flash News

E-TJERA

11 protestues shoqërohen pas përplasjeve me policinë te Kryeministria

WhatsApp-Image-2026-09-01-at-10.07.28-PM-675x450.jpeg

11 protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas përplasjeve të ndodhura mbrëmjen e sotme pranë hyrjeve të Kryeministrisë.

Protestuesit e shoqëruar ndodhen në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, ndërsa një pjesë e protestuesve janë zhvendosur drejt komisariatit për të kërkuar lirimin e tyre.

Përplasjet ndodhën pasi protestuesit tentuan të avanconin drejt godinës së Kryeministrisë. Pas paralajmërimeve të përsëritura përmes megafonëve, efektivët ndërhynë për të larguar protestuesit.

Në momentin e përplasjes, kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës së Kryeministrisë. Ai u largua më pas nën masa të rrepta sigurie.

Protesta e 94-të shënoi një ndryshim të skenarit të protestuesve, të cilët këtë herë u zhvendosën drejt hyrjeve të Kryeministrisë. Pas përfundimit të tubimit, protestuesit nisën marshimin drejt Komisariatit nr. 1.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Të fundit