Flash News

E-TJERA

Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë në shpatull

policia-naten-1.jpg

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes, ku dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka goditur me sëpatë vëllanë në shpatull.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga banesa, por është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë vetëm pak minuta më vonë.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit. Materialet pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
 

 

 

Të fundit