Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari në Shkodër

IMG_1834.jpeg

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet në vendngjarje për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Të fundit