Flash News

E-TJERA

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Konkretisht në seancat e 25 majit dhe 10 qershorit, Gjykata e Posaçme pezulloi afatet e paraburgimit për të vetmin të pandehur të arrestuar, Erion Veliajn, për shkak të mungesës së avokatëve të dy të bashkëpandehurve të tjerë.

Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore, nga avokati Plarent Ndreca, i cili argumentoi se vendimi ishte i padrejtë, pasi shkak për shtyrjen e seancave nuk ishte bërë Veliaj, sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala.

Por gjyqtarja Saida Dollani e rrëzoi këtë kërkesë, duke i hapur rrugë Veliajt t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në burg

Të fundit