Flash News
Juventusi dorëzon listën në UEFA, Zhegrova mbetet jashtë
Kallas kundër reformës franko-gjermane: Problemi nuk janë traktatet, por zbatimi
Përplasen 3 makina në autostradën Tiranë-Durrës, mes tyre Lamborghini me targa zvicerane
Makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari në Shkodër
Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë, arrestohet 42-vjeçari në Rinas
Kush është Sofia Moreira de Sousa, diplomatja portugeze që zëvendëson Silvio Gonzaton në Tiranë

Sofia Moreira de Sousa nis zyrtarisht detyrën si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Silvio Gonzatos. Diplomatja portugeze pritet të dorëzojë sot letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke marrë drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Moreira de Sousa vjen në Shqipëri pas një karriere të gjatë në diplomacinë europiane, me angazhime në disa prej zonave dhe çështjeve më të rëndësishme të politikës së jashtme të Bashkimit Europian.
Para emërimit në Tiranë, ajo drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali, detyrë që e mbajti që prej shtatorit të vitit 2021. Më herët, për katër vite, ka shërbyer si ambasadore e BE-së dhe shefe e Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Kepit të Gjelbër.
Eksperienca e saj diplomatike është shtrirë edhe në kontinentin afrikan. Ajo ka qenë zëvendëskryetare e Delegacionit të BE-së në Afrikën e Jugut, ndërsa gjatë viteve 2009–2011 ka shërbyer në Delegacionin e Bashkimit Europian pranë Bashkimit Afrikan në Addis Ababa.
Në këto role, Moreira de Sousa është angazhuar në çështje që lidhen me zhvillimet politike, integrimin rajonal dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe vendeve afrikane.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e karrierës së saj lidhet me politikën e jashtme europiane ndaj Rusisë dhe Ukrainës. Nga viti 2003 deri në 2007, ajo ka qenë pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Javier Solana, ku është fokusuar te marrëdhëniet e Unionit me Rusinë dhe Ukrainën.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka qenë e përfshirë edhe në përpjekjet diplomatike europiane për menaxhimin e krizës politike në Ukrainë pas Revolucionit Portokalli të vitit 2004.
Në vitet 2005–2006, Moreira de Sousa ka mbajtur postin e këshilltares së lartë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Kaukazin. Më pas, deri në vitin 2014, ajo ka shërbyer si këshilltare e lartë e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të BE-së, duke u angazhuar edhe në çështje që lidheshin me negociatat për Iranin dhe marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Partnerët Lindorë.
Karriera e saj në institucionet europiane ka nisur edhe jashtë diplomacisë tradicionale. Në fillimet e saj profesionale, Moreira de Sousa ka punuar në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Agjencisë Europiane të Hapësirës, ku është marrë me aspektet ndërkombëtare të programit satelitor Galileo.
Ajo ka drejtuar gjithashtu programe trajnimi në Akademinë e Drejtësisë Europiane në Trier të Gjermanisë, ku ka kontribuar në përgatitjen e kurseve për gjyqtarë dhe magjistratë mbi të drejtën dhe jurisprudencën europiane.
Para se t’i bashkohej institucioneve europiane, diplomatja portugeze ka punuar për dy vite si avokate në një studio ligjore në Porto, qyteti ku ka lindur.
Moreira de Sousa ka studiuar drejtësi në Portugali dhe më pas ka përfunduar një program LLM në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut, në Gjermani.
Me marrjen e detyrës në Tiranë, diplomatja portugeze do të jetë në qendër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në një periudhë të rëndësishme për procesin e integrimit europian të vendit.
Të fundit
Kallas kundër reformës franko-gjermane: Problemi nuk janë traktatet, por zbatimi
2 September 2026, 22:33
Përplasen 3 makina në autostradën Tiranë-Durrës, mes tyre Lamborghini me targa zvicerane
2 September 2026, 22:12
Tabaku: Dorëheqja e Salës në prag të agjencisë që do të menaxhojë 1.5 mld euro tendera
2 September 2026, 21:56
Protestuesit marshojnë në Tiranë: Lironi protestuesit, arrestoni Ramën!
2 September 2026, 21:32
Studentët i bashkohen protestës së 95-të: Pa rini, nuk ka Shqipëri
2 September 2026, 21:15
Emigranti nga SHBA i bashkohet protestës: Më vjen turp që Rama është kryeministri ynë
2 September 2026, 20:57
Qeveria ndryshon ligjin për objektet e konfiskuara, si do mbrohen blerësit me kontrata porosie
2 September 2026, 20:37
Arrestimi i 14 protestuesve, aktivistja: Policia po vepron me urdhra politikë
2 September 2026, 20:20
DEA organizon konferencë kundër dr*gës, Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
2 September 2026, 20:03
"Dorëheqje! Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme!"
2 September 2026, 19:46
Deputeti i PD: Vizita e Berishës në Amerikë vërteton pastërtinë e tij
2 September 2026, 18:58
Dorëheqja e Salës si ministre, Alimehmeti: Nuk arriti dot të lërë as gjurmën më të vogël
2 September 2026, 18:32
SHBA nxjerr monedhën me imazhin e Donald Trump
2 September 2026, 18:15
Veliaj e shkarkoi nga qelia, Sulaj 'hakmerret' dhe rreshtohet krah Manastirliut
2 September 2026, 17:48
“Është falas, por nuk është falas”, një vit i Evis Salës mes propagandës dhe gafave virale
2 September 2026, 17:23
Pokeri i hajdutëve dhe krupieri që nuk njeh ligj
2 September 2026, 17:12
Makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari në Shkodër
2 September 2026, 16:37
Rënia e Euros nuk ndalet as në shtator, kursi drejt kufirit të 92 lekëve
2 September 2026, 16:33
Detaje nga arrestimi i “Visit të Garave’, bashkëshortja e kapi mat me një tjetër në Palasë
2 September 2026, 16:21
Dorëheqja e Salës, gazetari Stafa: Flitet se ka pasur një përplasje me Ramën
2 September 2026, 16:08
Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë, arrestohet 42-vjeçari në Rinas
2 September 2026, 16:06
Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës
2 September 2026, 15:54
Alarm në Gjermani, përpjekje e re për sabotim në rrjetin elektrik
2 September 2026, 15:31
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt
2 September 2026, 15:13
Dorëheqja e Evis Salës: a i kushtoi “superkompania e barnave” detyrën ministres?
2 September 2026, 14:54
95 ditë protestë paqësore, përgjigjja e pushtetit është dhuna
2 September 2026, 14:48
Helmohen rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit
2 September 2026, 14:37
U dorëhoq nga posti i ministres, reagon Evis Sala
2 September 2026, 14:30
Studimi: Jetojmë më gjatë, por jo domosdoshmërisht më shëndetshëm
2 September 2026, 14:07
Lej Fenët, Made in Albania!
2 September 2026, 13:54
Veliaj vijon “fshesën” në administratë, firmos shkarkimin e nënkryetarit të Bashkisë
2 September 2026, 13:45
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm
2 September 2026, 13:31
Transporti urban i rikthehet normalitetit, qeveria premton subvencionimin e naftës
2 September 2026, 13:20
Ndërtim pa leje në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari
2 September 2026, 13:13
Topi i Artë pa favorit absolut, Yamal 'ndez' garën me një rekord të ri
2 September 2026, 13:02
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
2 September 2026, 12:44
Shqiptarët shpenzojnë mbi dyfishin e europianëve për ushqime, 34.5% e konsumit shkon në tryezë
2 September 2026, 12:35
Po instalonte linjën e internetit, 50-vjeçari bie nga shtylla
2 September 2026, 12:32
Foto/ Ky është gazetari që mbeti viktimë e aksidentit në aksin Vorë-Fushë Krujë
2 September 2026, 12:11
Kush është Sofia Moreira de Sousa, diplomatja portugeze që zëvendëson Silvio Gonzaton në Tiranë
2 September 2026, 11:56
Aksidenti fatal në Vorë-Fushë Krujë, humb jetën gazetari 26-vjeçar
2 September 2026, 11:45
Dhuna në protestë, Berisha: Kur banda e pushtetit shkërmoqet, dhunën e kanë mbijetesë
2 September 2026, 11:22
Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?
2 September 2026, 11:12
Pas epokës së Messit, Argjentina ka zgjedhur pasuesin e fanellës “10”
2 September 2026, 10:59
Flakë në një mjet lundrues në Ksamil, shpëtohen 4 turistë gjermanë
2 September 2026, 10:51
Del jashtë kontrollit zjarri në Mat, evakuohen disa familje
2 September 2026, 10:30
Aksident në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur
2 September 2026, 10:09
Vala e të nxehtit vijon deri më 10 shtator, temperaturat do bien me rreth 10 gradë
2 September 2026, 10:03
Komploti i Parlamentit Europian për të asgjesuar të djathtën ekstreme të BE
2 September 2026, 09:51
BIRN: Erjon Veliaj fut bashkinë e Tiranës në ngërç për betejën e tij ligjore
2 September 2026, 09:43
Alarmi për AI: Deri në 2030 do të konsumojë ujë sa nevojat e 1.3 miliardë njerëzve
2 September 2026, 09:38
Hoxha: Arrestimi i Agasit ishte dorëzim i kontrolluar, Rama hoqi një hall nga vetja
2 September 2026, 09:32
Përplasje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar
2 September 2026, 09:01
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
2 September 2026, 08:49
Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
2 September 2026, 08:30
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
2 September 2026, 08:17
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit
2 September 2026, 08:03
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 September 2026, 07:49
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë në shpatull
1 September 2026, 22:55
11 protestues shoqërohen pas përplasjeve me policinë te Kryeministria
1 September 2026, 22:31
Protesta zhvendoset te Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar
1 September 2026, 22:14
Pas dy orësh i 'ngujuar' nga protestuesit, Rama largohet nga Kryeministria sapo nis marshimi
1 September 2026, 22:04
Aktivisti denoncon dhunën e policisë te Kryeministria: Po tërheqin zvarrë protestuesit
1 September 2026, 21:50
Përplasja te Kryeministria, shoqërohen disa aktivistë, mes tyre Dritan Goxhaj
1 September 2026, 21:31
Prania e Ramës në Kryeministri, pse ndryshoi sot skenari i protestës qytetare
1 September 2026, 21:08
Përplasje mes policisë dhe protestuesve te kryeministria, shoqërohet një person
1 September 2026, 20:39
Protestuesit bllokojnë dy hyrjet e Kryeministrisë, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”
1 September 2026, 20:32
Përshkallëzohet protesta, bllokohet hyrja e Kryeministrisë: Dil në bulevard!
1 September 2026, 20:18
Tragjedia me dy viktima në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulanca e zonës ishte me defekt
1 September 2026, 20:07
U arrestua në Dubai, kush është Nexhmedin Danaj, ushtar i grupit të ‘Visit të Pojës’
1 September 2026, 19:44
Shoqata e Transportit Ndërqytetas: Nëse nuk kompensohet nafta, reduktojmë autobusët deri në 50%
1 September 2026, 19:25
Aksesi për personat me aftësi të kufizuar, bizneset rrezikojnë gjoba deri në 5 mln lekë
1 September 2026, 18:44
Vizita e Berishës në SHBA, ish-ambasadori: Kur e di se je në të drejtë, mos u dorëzo kurrë!
1 September 2026, 18:20
“Arti më detoksifikon”, Rama e quan “helm” politikën që e drejton vetë prej 13 vitesh
1 September 2026, 17:58
Në kërkim për pastrim parash dhe trafik dr*ge, arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”
1 September 2026, 17:32
Ambulanca që nuk erdhi është aktakuzë ndaj Ramës e qeverisë së tij
1 September 2026, 17:17
“Padrino është Rama, Agasi vetëm koordinator”, Lubonja: Protesta duhet të kthehet në lëvizje
1 September 2026, 17:01
Sondazh/ Vizita e Berishës në SHBA, a është një goditje politike për Ramën?
1 September 2026, 16:43
Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?!
1 September 2026, 16:29
Bushati del kundër modelit të Ramës: Protestat tregojnë pakënaqësinë ekstreme të shqiptarëve
1 September 2026, 16:17
Qytetarët në urgjencën e Spitalit të Fushë-Arrëzit: Uji mban erë të rëndë
1 September 2026, 16:07
A duhet të flini në të njëjtin shtrat me beben tuaj?
1 September 2026, 15:50
Aksidenti tragjik në Mbrostar–Levan, humb jetën 19-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë
1 September 2026, 15:31
Berisha takim me shqiptarët në SHBA, PD publikon detajet e aktivitetit
1 September 2026, 15:11
Flakët rrezikojnë banesat në Lundër
1 September 2026, 14:47
Vendet që po ia “shesin shpirtin” Inteligjencës Artificiale
1 September 2026, 14:31
Nepal, numri i viktimave i kalon 1000, rreth 4 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur
1 September 2026, 14:23