Flash News

SPORT

Topi i Artë pa favorit absolut, Yamal 'ndez' garën me një rekord të ri

Gara për “Topin e Artë” këtë sezon duket më e hapur se kurrë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku një emër dominonte parashikimet, këtë herë beteja pritet të jetë shumë më e ngushtë, me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit që synojnë trofeun prestigjioz.

Në mesin e emrave që pritet të jenë në garë për çmimin janë Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Ousmane Dembele. Lista prej 30 kandidatëve do të publikohet nga “France Football” më 8 shkurt, ndërsa fituesi do të mësohet më 26 tetor, në ceremoninë që do të zhvillohet në Londër.

Deri atëherë, çdo paraqitje mund të ketë peshë të madhe në vendimin final. Me diferencat që pritet të jenë minimale, yjet e futbollit europian kanë ende mundësi të ndikojnë në garë përmes golave dhe paraqitjeve të tyre.

Një prej tyre është padyshim Lamine Yamal, i cili vazhdon të shkruajë rekorde në moshë shumë të re. Në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Rayo Vallecanos, talenti i Barcelonës realizoi dy gola, duke çuar në 50 numrin e golave të shënuar në karrierë.

Me këtë arritje, Yamal u bë lojtari më i ri në histori që kap kuotën e 50 golave, në moshën 19 vjeç e 49 ditë. Spanjolli la pas në këtë statistikë Kylian Mbappenë, duke shtuar edhe një tjetër rekord në një karrierë që ka nisur në mënyrë spektakolare.

 

Të fundit