Flash News

E-TJERA

Hoxha: Arrestimi i Agasit ishte dorëzim i kontrolluar, Rama hoqi një hall nga vetja

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi, duke e cilësuar atë si një “dorëzim të kontrolluar” dhe duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në ndalimin e tij.

I ftuar në Syri TV, në emisionin “Kafe Shqeto”, Hoxha deklaroi se Agasi nuk mund të ishte ekspozuar papritur, duke pasur parasysh, fuqinë dhe ndikimin që kishte krijuar ndër vite.

Gazetari deklaroi se Agasi kishte mbledhur materiale dhe dokumente që mund të përbënin një arkiv të rëndësishëm mbi aktivitetet dhe marrëveshjet ku ishte përfshirë. 

Hoxha bëri një deklaratë të fortë duke e lidhur arrestimin e Agasit me kryeministrin Edi Rama.

“Ai ka filmuar çdo gjë në mënyrë perfekte, ka pasur në dorë gjithçka. Ky njeri kaq i pushtetshëm, del zbuluar kaq papritur, kush ia dha verditktin. Pse ishte ky dorezim i kontrolluar. Ky lëvizte i lirshëm dhe s’kishte dyshim se ku ndodhej. Me zë e me figurë na e ka lënë të blloku, e jo më zyrën e pritjes të Eco Resort, pranë qendres tregtare. U kthye në  njeriun që kishte bërë një arkiv, kartotekë, çdo firme, çdo marrëveshje.

Ndaj këtë e çuan në Bradashesh, në Elbasan. Të gjitha këto që historia e Gysit mbyllit këtu. Akuzat e Gysit janë tendera, ndikimi, max me gjykim të shkurtuar mud t’i ulet dënimi, dënim minimal në këmbim të heshtjes. K marrë shume përsipër, janë shumë kulla që ka marrë para, ndaj ishte problem Gysi, s’e kishte hyrë në këto nivele.

Kishte grumbulluar para e pushtet. Gysi për atë që di të kthehet në një bashkëpunëtor drejtësie, duke parë çfarë ndodh, sndodh që të ketë zyrtar të jetë kthyer në bashkëpunëtor drejtësie. Te gysi u shkua rastësisht, për kontrabandë cigaresh, ishe operacion me britanikët, kishte tejkaluar licencën, po bënte dëme të mëdha, sdm një kompanie britanike. Kur shkuan të Gysi në qershor 2025 rastësisht u gjetën këto materiale. Në momentin që i kapën i hapën punë vetes.

Gysi është identifikuar tashmë si koordinator, ndaj nisi t’i binte pushteti. Nga dhjetori e mbrapa Agasi ishte problem i madh. Ai mundn të fliste dhe të kapej nga dikush që mund t’i hapej probleme, ndaj e futën brenda në kafaz. Dorëzim i kontrolluar, njëriu më i lumtur ka qenë Rama, ka hequr një hall të madh nga vetja. Rama është ai që e drejton lojën, pushtetin. Jemi në vitin e 7 të SPAK, keni parë gjë konkrete të nivelit të lartë që ka bërë. Pse duhet ta bëjë tani kur se kanë bërë për 7 vite me radhë. S’ka ndodhur se s’mund të ndodhë. Të gjitha hetimet të çojnë te Rama, por i copëtojnë, duke i fraksionuar”, tha Hoxha.

Të fundit