Flash News

Bota

SHBA nxjerr monedhën me imazhin e Donald Trump

1366x768_cmsv2_b5e3d325-11f7-5502-95a3-f076645531f7-9898820.webp

Zyra e Monedhave e SHBA-së tha sot se monedhat e reja të arta prej 1 dollari me imazhin e Presidentit Donald Trump janë tashmë në qarkullim, duke shënuar herën e dytë në historinë e SHBA-së që një president i gjallë shfaqet në monedhat amerikane.

Monedha ka dalë në shitje në kuadër të përgatitjeve për 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara, shkruajnë mediat amerikane. 

Ato  mund të blihen në pako prej 25 ose 100 copësh dhe kushtojnë përkatësisht 61 dhe 154 dollarë. 

Pavarësisht ngjyrës së saj, monedha nuk përmban ar, duke qenë 88.5% bakër me sasi më të vogla zinku, mangani dhe nikeli. 

Të fundit