Flash News

Ditari i Opozitës

95 ditë protestë paqësore, përgjigjja e pushtetit është dhuna

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një video-mesazhi për dhunën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë prej 95 ditësh.

Balliu e cilëson të papranueshme ndërhyrjen e policisë, duke theksuar se forca që përdoret ndaj protestuesve duhet të ishte përdorur ndaj krimit dhe korrupsionit.

Reagimi i plotë:

Dhuna e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë prej 95 ditësh në mënyrën më paqësore është e papranueshme!

Nëse ky pushtet do të ishte po aq agresiv me krimin dhe hajdutët sa është me qytetarët protestues, sot asnjë qytetar nuk do të kishte arsye të dilte në protestë.

Nëse ky pushtet do të ishte po aq i pamëshirshëm me kriminelët që kanë gjakosur rrugët e vendit, sa ç’është me një djalë të ri që e terrorizuan përmes dhunës, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

Të nderuar miq, ne duhet të jemi në mbështetje absolute të qytetarëve! Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi pranë tyre për t’i mbrojtur nga kthetrat e dhunës dhe arrogancës së Policisë së Shtetit.

Qytetarët që protestojnë paqësisht nuk janë armiku. Armiku është krimi, korrupsioni dhe një pushtet që përdor forcën ndaj qytetarëve dhe tolerancën ndaj krimit.

https://www.facebook.com/share/r/19SSqrGMvo/?mibextid=wwXIfr

Të fundit