Flash News

E-TJERA

Përplasen 3 makina në autostradën Tiranë-Durrës, mes tyre Lamborghini me targa zvicerane

ffg_sd.webp

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një prej automjeteve, tip “Benz”, ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Në përplasjen e trefishtë është përfshirë edhe një automjet luksoz “Lamborghini”, me targa zvicerane.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, një person shihet duke u shoqëruar me barelë drejt ambulancës, megjithatë deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar që konfirmon nëse ka persona të lënduar apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment të autostradës.

Policia pritet të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit