Flash News

E-TJERA

Arrestimi i 14 protestuesve, aktivistja: Policia po vepron me urdhra politikë

sidorela-1.jpg

 Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka reaguar pas shoqërimit dhe arrestimit të 14 protestuesve gjatë protestës së një dite më parë përpara Kryeministrisë.

Në një prononcim për News24, Vatnikaj tha se protestuesit nuk kishin provokuar policinë dhe se ndërhyrja e forcave të rendit ka rritur shqetësimin e tyre për atë që e cilësoi si “dhunë dhe represion policor”.

“Pas një proteste për 94 ditë, dje pa asnjë provokim kemi parë arrestimin e tyre të paligjshëm dhe të dhunshëm. Policia është lajmëruar çdo ditë për protestën. Jemi të shqetësuar nga dhuna dhe represioni policor. Dhuna nuk na ndalon dhe do ta vazhdojmë protestën tonë.

Kemi denoncuar me kohë se policia po vepron me urdhra politikë. Fakti që Rama paturpësisht ka provokuar protestuesit duke qëndruar në kryeministri dhe duke qenë se ka qenë i mbërthyer në të gjitha anët, ka krijuar atë lloj tensioni nga ana e policisë.

Protestuesit kanë qenë paqësorë. Kanë qenë aty vetë për t’i dhënë Ramës se nuk na përfaqëson dhe se duhet të japë dorëheqjen.”, tha ajo.

Të fundit