Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Vizita e Berishës në Amerikë vërteton pastërtinë e tij

berisha6shba.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu e ka konsideruar vizitën e Sali Berishës në SHBA një fitore jo vetëm për partinë, por për gjithë shoqërinë.

I ftuar në News24, ai deklaroi se vizita e kryedemokratit në SHBA tregon pastërtinë e figurës së tij dhe vendimeve të tij.

Sipas Balliut, kjo vizitë shënon një fitore edhe për vetë demokratët, të cilët sipas tij, janë cilësuar në gjithë këto vite si kundër Shteteve të Bashkuara.

“Vizita e liderit të opozitës në Amerikë vërteton pastërtinë e tij, e vendimeve të tij në qeveri, pastërtinë e tij në aksionin opozitar dhe në betejën për Shqipërinë”, u shpreh Balliu.

Ai u ndal edhe te protesta qytetare, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama ka frikë. Sipas Balliut, protesta qytetare bëri një gjë që PD s’e arriti dot me protestat e saj, i hoqi maskën kryeministrit Edi Rama.

“Kur shikoj 5 pikat që kanë ngritur protestuesit, janë pika të kërkuara nga opozita. Mund të ketë pasur ndonjë dyshim me akuzat dhe programin tonë, kjo protestë faktoi se këto propozime ishin korrekte. Opozita mund të ishte më e saktë dhe e organizuar për të parashtruar zgjidhjet për problematikat që ka parashtruar qeveria dhe nga kjo protestë kemi marrë mesazhin për ripërtëritjen.

Unë e kam pritur se ata do ta bëjnë këtë ndërhyrje edhe më përpara. Rama ka frikë nga protesta. Protesta bëri një gjë që ne me protestat tona nuk e bëmë dot, zhveshjen e maskës së Edi Ramës. E nxorri cullak, një hajdut i rëndomtë i lidhur me krimin e organizuar. “, tha ai.

Të fundit