Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është gazetari që mbeti viktimë e aksidentit në aksin Vorë-Fushë Krujë

Ky është Xhesjon Zogu, 26-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Vorë-Fushë Krujë. 

Zogu, me profesion gazetar, udhëtonte me një mjet tip “Land Rover”, i cili është përplasur nga në mjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi B. R. 

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën 26-vjeçari, ndërsa drejtuesi i “Benz-it” ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i “Benz-it”.

Polici po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit