Flash News

E-TJERA

"Dorëheqje! Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme!"

Screenshot 2026-09-02 194437.png

Protesta e 95-të është shoqëruar me një sërë pankartash përmes të cilave qytetarët kanë adresuar mesazhe ndaj qeverisë, SPAK-ut dhe situatës ekonomike e sociale në vend.

“Pacienti pret, kontratat paguhen, SPAK, heto! SPAK, ndiqi paratë”, shkruhej në një prej pankartave.

Krahas kërkesave për hetime, protestuesit kanë përsëritur edhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

95, posti nuk të bën pronar” dhe “Dorëheqje! Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme!”, ishin disa prej mesazheve të adresuara ndaj qeverisë.

Në pankartat e protestuesve nuk kanë munguar as shqetësimet për pensionet dhe çmimet e ilaçeve.

Pensioni: 9 mijë lekë, ilaçet: 10 mijë lekë. Matematika e varfërisë, ku është shteti”, thuhej në një prej tyre.

“Kush vjedh spitalet publike dhe firmos me nxitim, te privati i oligarkut e pret vendi me shpërblim”, shkruhet ne një tjetër pankartë. 

protesta-e-95-4.jpegprotesta-e-95-3.jpegprotesta-e-95-2.jpegprotesta-e-95-6.jpegprotesta-e-95-1.jpegprotesta-e-95-5.jpeg

Të fundit