Flash News

E-TJERA

Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit, pezullohet efektivi që dhunoi brutalisht protestuesin

Nisin hetimet për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit,

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas protestës së studentëve dhe të rinjve të zhvilluar dje  në Tiranë, ku ka njoftuar nisjen e hetimeve për dëmtimin e rëndë në sy të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, si dhe pezullimin nga detyra të një efektivi të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i denoncuar për tejkalim të kompetencave gjatë ndërhyrjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale të nisë menjëherë hetimet administrative për të zbardhur rrethanat në të cilat i riu pësoi dëmtimin në sy.

Për të njëjtin incident kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Në një tjetër rast, të denoncuar mbrëmjen e djeshme Policia ka njoftuar pezullimin nga detyra të inspektorit A. K., efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sipas njoftimit të Policisë, efektivi është shfaqur duke tejkaluar kompetencat dhe duke mos respektuar parimin e proporcionalitetit gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Të fundit