Flash News

E-TJERA

Rama veshi petkun e shpëtimtarit, motra e Erion Vishkullit rrëzon propagandën: Mashtrime! Shpenzimet i mbuloi familja

Rama veshi petkun e shpëtimtarit, motra e Erion Vishkullit rrëzon

Erjon Vishkulli, 28-vjeç, mbeti i dëmtuar rëndë në syrin e majtë pasi u godit me plumba gome nga policia, gjatë protestës të së shtunës. I riu u transportua sot drejt Italisë për një mjekim më të specializuar, pasi nga ndërhyrja e parë, nuk u bë e mundur të nga syri trupi i huaj.

Vetë Rama tentoi ta përdorë këtë rast të rëndë si mjet propaganda, kur tha se ishte kujdesur personalisht për trajtimin e Vishkullit.

“Meqë jam kujdesur personalisht që mbrëmë për sigurimin e trajtimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe për transportin e tij me një avion mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin egërsisht syrin e tij të plagosur për të nxitur më tej dhunën”, tha Rama.

Por, motra e të plagosurit ka rrëzuar tërësisht propagandën e kryeministrit duke pohuar se trajtimin do ta ndiqte vetë familja Vishkulli, miqtë dhe mbështetësit e tyre, dhe jo shteti.

“Për të dalë protagonist i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politike duke deklaruar që janë dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve”, shkruan motra e Erjon Vishkullit.

Rama veshi petkun e shpëtimtarit, motra e Erion Vishkullit rrëzon

Të fundit