Flash News

E-TJERA

Pas Ministrisë së Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas Ministrisë së Arsimit, studentët marshojnë drejt

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 14-të radhazi të protestave studentore kundër qeverisë.

Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët e pranishëm janë zhvendosur drejt selisë së qeverisë, ku kanë vijuar mobilizimin e tyre.

Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protestat, pavarësisht masave të reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë.

Marshimi vjen pas dy javësh tubimesh, disa prej të cilave janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

 

Të fundit