Flash News

Ditari i Opozitës

U plagos me plumb gome në sy, i riu i shkruan Berishës nga spitali: Vetëm fitore!

U plagos me plumb gome në sy, i riu i shkruan Berishës nga spitali:

“Vetëm fitore!” Ky është mesazhi që 28-vjeçari Erion Vishkulli i ka përcjellë sot nga spitali kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas plagosjes së rëndë në syrin e majtë gjatë protestës në Tiranë.

Berisha ka publikuar mesazhin e të riut dhe e ka cilësuar atë si një hero të vërtetë , teksa i ka i uruar shërim të shpejtë. Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se protesta do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Një përqafim të fortë, një hero i vërtetë. Dhe të garantoj se kjo revoltë do t’i japë vendin e merituar Edvin Kristaq xhelatit dhe bandës së tij, organizatës së tij kriminale”, shkruan Berisha.

“Të uroj nga zemra shërim të shpejtë e të kthehesh në punët që ke. Je njeri i mrekullueshëm, atdhetar i flaktë, djalë i zoti. Të uroj shumë të mira”, përfundon mesazhi i Berishës.

Erion Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës në Tiranë, ndërsa rasti i tij ka nxitur reagime të forta politike dhe debate mbi përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve.

 

Të fundit