Flash News

Rajoni

“Mikesha” e Ramës drejt dorëheqjes? Meloni mund të çojë Italinë në zgjedhje të parakohshme

“Mikesha” e Ramës drejt dorëheqjes? Meloni mund të

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të largohet nga detyra në mars 2027, duke i hapur rrugë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas një raportimi të gazetës prestigjioze italiane La Repubblica, pasi vendi u përfshi nga protesta masive.

Sipas La Repubblica, Meloni e ka diskutuar mundësinë e dorëheqjes me partnerët e koalicionit qeverisës, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi dhe se lëvizja mund të ndodhë pas samitit të Këshillit Evropian, që pritet të mbahet në Romë në mars, me rastin e 70-vjetorit të Traktateve të Romës.

Gazeta italiane raporton se data më e afërt e mundshme për zgjedhjet do të ishte 16 maji 2027, ndërsa një tjetër skenar parashikon mbajtjen e tyre në qershor, së bashku me zgjedhjet lokale. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për dorëheqjen e Melonit dhe drejtuesit e koalicionit vazhdojnë të deklarojnë publikisht se synojnë të përfundojnë mandatin e zakonshëm.

Meloni dhe Rama, dy qëndrime përballë presionit politik

Zhvillimet e raportuara në Itali marrin një dimension politik edhe në raport me Shqipërinë, ku Rama dhe Meloni kanë mbajtur marrëdhënie të afërta politike. Ndërsa në rastin e kryeministres italiane diskutohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, në Shqipëri protestat studentore janë shoqëruar me kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Rama, nga ana e tij, ka refuzuar kërkesat për largim nga pushteti dhe ka deklaruar se dorëheqja e tij nuk mund të imponohet përmes dhunës. Kryeministri ka paralajmëruar gjithashtu masa të reja ligjore për protestat, të cilat opozita i ka kundërshtuar vazhdimisht.

 

Të fundit