Flash News
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Humbja e Viktor Orbanit në Hungari, disfata e kampit të Aleksandër Vuçiçit në Serbi dhe raportimet për një dorëheqje të mundshme të Giorgia Melonit në Itali kanë rikthyer në vëmendje qëndrueshmërinë e pushteteve që kanë dominuar për vite me radhë në rajon e më gjerë.
Në këtë panoramë një fokus të veçantë merr edhe Shqipëria, pasi qeveria e drejtuar nga Edi Rama po përballet prej 4 muajsh me protesta dhe së fundmi me revoltën studentore për largimin e tij.
Por, a është kjo një valë ndryshimesh politike, apo bëhet fjalë për zhvillime të ndryshme që nuk mund të vendosen në të njëjtën linjë?
Viti 2026 ka sjellë deri tani zhvillime që kanë tunduir themelet e disa prej liderëve më të njohur të Europës. Në Hungari, Viktor Orban humbi zgjedhjet pas 16 vitesh në krye të qeverisë, kurse në Serbi, kampi i Aleksandër Vuçiç pësoi humbje përballë listës së mbështetur nga lëvizja studentore.
Po ashtu, në Itali, mediat kanë raportuar për një skenar të mundshëm dorëheqjeje të Giorgia Melonit dhe zgjedhjesh të parakohshme në vitin 2027.
Orban dhe Vuçiç, dy goditje për pushtetet e konsoliduara
Në Hungari, humbja e Orban shënoi fundin e një periudhe 16-vjeçare të qeverisjes së tij dhe partia Fidesz u mund nga Tisza e Péter Magyar, e cila arriti të kanalizojë pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe të krijojë një alternativë fituese në zgjedhje.
Në Serbi, sfida erdhi nga një drejtim tjetër, lëvizja studentore, e fuqizuar nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesat për përgjegjësi pas tragjedisë në Novi Sad, u shndërrua në një faktor politik me peshë elektorale.
Lista e mbështetur prej saj arriti të mposhtë kampin e Vuçiç në zgjedhjet parlamentare, duke treguar se pakënaqësia qytetare mund të kapërcejë kufijtë e protestës dhe të kthehet në alternativë politike.
Në të dyja rastet, zhvillimet tregojnë se pushtetet e konsoliduara mund të përballen me sfida serioze kur një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kërkon ndryshim, por rezultatet nuk garantojnë automatikisht zgjidhjen e problemeve që i kanë nxitur këto pakënaqësi. Sfida për forcat e reja politike është të provojnë se mund t'i kthejnë premtimet për ndryshim në qeverisje dhe reforma konkrete.
Meloni, mes raportimeve për dorëheqje dhe zgjedhjeve të parakohshme
Në Itali, vëmendja është përqendruar te Giorgia Meloni, një nga aleatet e afërta politike të Edi Ramës në Europë.
Sipas një raportimi të gazetës italiane La Repubblica, të pasqyruar edhe nga Politiko.al, Meloni mund të largohet nga detyra në mars 2027, pas samitit të Këshillit Europian që pritet të zhvillohet në Romë.
Sipas këtij skenari, dorëheqja mund t'i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbaheshin në maj ose qershor të vitit të ardhshëm.
Për Ramën, zhvillimet në Itali kanë edhe një dimension politik, pasi marrëdhëniet e tij të afërta me Melonin e bëjnë të vështirë që çdo lëvizje në Romë të mos ndiqet me vëmendje në Tiranë. Por afërsia mes dy kryeministrave nuk do të thotë se fati politik i njërit do të përcaktojë edhe atë të tjetrit.
Në Shqipëri, debati për qëndrueshmërinë e pushtetit zhvillohet në një kontekst tjetër, pasi protestat studentore në Tiranë kanë nisur me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, mbështetjen financiare dhe perspektivën e të rinjve, por janë shoqëruar edhe me përplasje me policinë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit.
Në këtë situatë, zhvillimet në Hungari, Serbi dhe Itali mund të shërbejnë si pikë krahasimi, megjithatë, një mësim i përbashkët del nga këto zhvillime se pushteti nuk është i përjetshëm dhe asnjë mazhorancë nuk mund të mbështetet pafundësisht vetëm te kontrolli i strukturave politike. Pakënaqësia qytetare, kur merr përmasa të gjera dhe gjen mënyrën për t'u organizuar, mund të ndryshojë raportet politike.
Pas Orban dhe Vuçiç, Meloni është emri i radhës që shfaqet në debatet për të ardhmen e pushtetit europian, por jo si një lider që ka humbur tashmë detyrën. Sakaq për Shqipërinë mbetet për t'u parë se a do të mbeten zhvillimet në rajon histori të veçuara, apo do të shërbejnë si paralajmërim se asnjë pushtet nuk mund ta konsiderojë veten të përhershëm./ Politiko.al
Të fundit
Pse Rama shpalli gjashtë masa kundër protestave? Bushati: Tregon frikën se mos bie
26 October 2026, 21:47
Aulon Kalaja replikon Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
26 October 2026, 21:26
Na mbyti pafytyrësia!
26 October 2026, 21:09
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
26 October 2026, 20:50
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
26 October 2026, 19:53
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
26 October 2026, 19:37
Demokratët Europianë: Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga plagosja e Vishkullit
26 October 2026, 19:22
Sulmi terrorist në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj një personi tjetër
26 October 2026, 19:03
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
26 October 2026, 18:42
Studentët i vënë "flakën" Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26 October 2026, 18:27
Pas Orban dhe Vuçiç, kush e ka radhën?
26 October 2026, 18:08
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit pas humbjes së Vuçiç?
26 October 2026, 17:46
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
26 October 2026, 17:32
Pas Ministrisë së Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë
26 October 2026, 17:18
Rënia e Vuçiç zgjon socialistët, a po hapet beteja për një PS pa Ramën?
26 October 2026, 16:48
Opinion / Kur tradhëtia kërkon dialog!
26 October 2026, 16:47
Serbia e mbylli kapitullin Vuçiç, Shqipëria duhet të mbyllë kapitullin Rama!
26 October 2026, 16:24
Opozita bojkoton komisionet parlamentare
26 October 2026, 16:12
Majko “nxin” Vuçiç pas rënies nga pushteti, por a është edhe një kunj për Ramën?
26 October 2026, 15:56
Era që nuk ndalet më!
26 October 2026, 15:36
Korçë/ Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeçar, gjykata lë të lirë edukatoren
26 October 2026, 15:22
Vijon revolta studentore, protestuesit nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
26 October 2026, 15:09
Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit
26 October 2026, 14:58
Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!
26 October 2026, 14:45
Fuga pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?
26 October 2026, 14:38
“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës
26 October 2026, 14:11
Protesta/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!
26 October 2026, 14:02
Veliaj: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’
26 October 2026, 13:48
Studentët i kërkojnë largimin e Ramës, Balla: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur kurrë
26 October 2026, 13:06
Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
26 October 2026, 12:44
Spiropali thumbon Ramën pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
26 October 2026, 12:38
Kosovë, vritet 49-vjeçarja, pak orë më parë kishte denoncuar dhunën në familje
26 October 2026, 12:20
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit
26 October 2026, 11:42
Këmbimi valutor 26 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
26 October 2026, 11:19
Protesta e të dielës, 10 protestues të arrestuar, procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë
26 October 2026, 11:01
Plagosja e Erion Vishkulit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë
26 October 2026, 10:41
Lula rizgjidhet president i Brazilit
26 October 2026, 10:20
Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot te Ministria e Arsimit
26 October 2026, 10:07
Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve
26 October 2026, 09:42
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
26 October 2026, 09:18
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës'
26 October 2026, 08:47
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
26 October 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 October 2026, 08:05
Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Lista e studentëve drejt 140 mandateve
25 October 2026, 21:51
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 20:14
El Clásico ndez Camp Nou-n, zbardhen formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit
25 October 2026, 20:50
Rama u vë 'çmim' protestave, "Le Monde": Gjoba për protestuesit që kërkojnë largimin e tij
25 October 2026, 20:26
Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e piperit
25 October 2026, 20:01
Molotovë drejt policisë, përshkallëzohen tensionet në qendër të Tiranës
25 October 2026, 19:40
“Protestuesi pa ndjenja dhunohet”, “Al Jazeera” publikon pamjet e dhunës policore në Tiranë
25 October 2026, 19:22
Video/ Momente tensioni në protestë, i riu përplaset fizikisht me 7 efektivë
25 October 2026, 18:48
Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve
25 October 2026, 18:12
“Zoti bëftë mrekulli”/ Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, gati për operacionin e radhës
25 October 2026, 17:43
Studenti sfidon Ramën: Nuk ikim pa dorëheqje dhe zgjedhje të reja
25 October 2026, 17:06
“Më e motivuar po dal sesa hyra”, Eva Pango lë Traumën pas plagosjes në protestë
25 October 2026, 16:48
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, miqtë solidarizohen me 28-vjeçarin e plagosur në sy
25 October 2026, 16:30
Protestuesit i vënë flakën karrigeve të dialogut para Kryeministrisë
25 October 2026, 15:55
“Vrasës me pagesë”/ Mesazhi i protestuesve për Ramën dhe Policinë
25 October 2026, 15:44
Çfarë nënkupton Edi Rama me “dialogun”?
25 October 2026, 15:31
Pushteti ka një fund, turpi nuk ka mandat!
25 October 2026, 15:11
Vetëm pak minuta shi, bllokohen disa akse rrugore në Vlorë
25 October 2026, 14:55
Refuzojnë dialogun e Ramës, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit
25 October 2026, 14:38
U plagos me plumb gome në sy, i riu i shkruan Berishës nga spitali: Vetëm fitore!
25 October 2026, 14:25
“Mikesha” e Ramës drejt dorëheqjes? Meloni mund të çojë Italinë në zgjedhje të parakohshme
25 October 2026, 14:12
Kërcënimet e Ramës, Berisha: U kthye në genin e babait të tij, por kjo revoltë do të fitojë
25 October 2026, 13:01
Berisha: Studentët i treguan vendit dhe botës se nuk mposhten nga dhuna
25 October 2026, 12:43
"Do gjeni belanë", Rama kërcënon sërish protestuesit me trenat që nuk ekzistojnë
25 October 2026, 12:15
Studentët kërkojnë largimin, Rama shtrëngon karrigen: Nuk ma impononi dorëheqjen
25 October 2026, 11:54
Protesta e dhunshme, MSh: 23 të lënduar, mes tyre protestues, policë, deputetë e gazetarë
25 October 2026, 10:19
Kujt i del nami, të nxjerr syrin
25 October 2026, 10:08
Tirana mes gazit lotsjellës dhe flakëve, DW: Rama kërkon dialog, por bën akuza
25 October 2026, 09:53
Studentët sërish sot në shesh, Rama i provokon me stolat e betonit
25 October 2026, 09:21
NYT: Protestuesit sfidojnë Ramën, qeveria përballet me ditë të trazuara në Tiranë
25 October 2026, 09:00
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 08:37
