Flash News

POLITIKOFF

Anjeza Shahini shpërthen ndaj Ramës: Më mirë të largohesh si kryeministër i dështuar sesa si diktator

Anjeza Shahini shpërthen ndaj Ramës: Më mirë të

Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar lidhur me protestat e fundit në Tiranë dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama për gjuhën e përdorur ndaj protestuesve dhe mënyrën se si policia po përballet me revoltën e të rinjve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shahini shkruan se nuk sheh dhunë nga rinia shqiptare, por revoltë dhe protestë legjitime, ndërsa akuzon forcat e policisë për përdorim të tepruar të forcës dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Ajo kritikon gjithashtu deklaratat e kryeministrit, se dhuna nuk mund të ndalet përmes kërcënimeve dhe një gjuhe që nxit më shumë tensione.

Shahini i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit, duke i kërkuar të marrë përgjegjësi për situatën dhe të mos e ngatërrojë numrin e protestuesve me forcën politike që i ka dhënë vota.

“E bëj këtë shkrim, pasi pash kryeministrin që po pretendon të ndalojë dhunën nëpërmjet gjuhës së dhunës dhe nëpërmjet gjuhës së kërcënimit, kjo është e pa tolerueshme. Nëse e bën Meloni është po keq, nëse e bën Franca edhe më keq.

Demokracia ka kosto dhe përgjegjsi, nuk është zgjidhje kërcënimi. Nuk e fsheh, krijova shpresë se do tregoje lidership, drejtues pse jo edhe për vendet e tjera në krizë, por iku edhe kjo shpresë.

Nuk shoh dhunë nga rinia shqiptare, shoh revoltë dhe protestë legjitime në një vend të ashtu quajtur demokratik. Shoh dhunë nga forcat e policisë.

Nuk shoh një shtet të organizuar demokratik, por gati një shëmbëlltyrë të një regjimi diktatorial, një polici të pa aftë të mbrojë qytetarët e vetë, shoh një polici që nuk njeh të drejtat themelore të njeriut, shoh një polici që vrapon nëpër rrugica të Tiranës për të rrahur djem të rinj, shoh një polici që përdor gjuhë të pisët, që ushtron dhunë mbi gra, e që krijon panik dhe terror tek çdo kalimtar apo biznez.

Shoh një kryeministër që tenton të josh me karizmin e tij të vjetëruar, një kryeministër kryeneç të cilit i këshilloj të veprojë me përgjegjësi, të mos harxhojë para në teknologji për të kapur kalamaj me kapuç, por të investojë në rritjen e ekonomisë sepse ku ka varfëri, ka krim, ose të largohet si një kryeministër i dështuar më mirë se si një diktator.

Lëri popullit që të votoi dhe të rivotoi të paktën një grimcë të magjepsjes që i dhurove nëpërmjet atleteve dhe kollareve me ngjyra. Nëse turma është më e vogël se numri i atyre që të votuan, kjo nuk të bën më të fortë por më të përgjegjshëm, nëse shpërfill një turmë të vogël, qoftë edhe një njeri të vetëm, ke shpërfillur gjithkënd”, shkruan ajo.

 

Të fundit