Flash News

SPORT

Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi

Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre

Yjet më të mëdhenj të futbollit botëror janë në garë për Topin e Artë 2026, çmimin individual më prestigjioz të këtij sporti. Ceremonia e edicionit të 70-të zhvillohet këtë të hënë në teatrin “London Palladium”, në Londër, ku do të shpallen fituesit e kategorive kryesore.

Në listën e kandidatëve për çmimin e meshkujve bëjnë pjesë emra të njohur si Lionel Messi, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Harry Kane, Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal.

Vëmendje të veçantë merr prania e Messit, fitues i tetë Topave të Artë, i cili është sërish mes kandidatëve për këtë trofe. Në garë është edhe Rodri, fituesi i vitit 2024, si dhe Ousmane Dembélé, fituesi i edicionit të kaluar.

Lista përfshin gjithsej 30 futbollistë, mes të cilëve edhe Khvicha Kvaratskhelia, Michael Olise, Fabián Ruiz, Vinícius Júnior, Jude Bellingham dhe Luis Díaz.

Ceremonia nis në orën 21:00 sipas orës së Shqipërisë dhe përveç Topit të Artë për meshkuj dhe femra, gjatë mbrëmjes do të ndahen edhe çmime për talentet e reja, portierët, trajnerët dhe klubet më të mira.

Fituesit do të pasojnë Ousmane Dembélé dhe Aitana Bonmatí, të cilët triumfuan përkatësisht në kategoritë e meshkujve dhe femrave në vitin 2025.

Të fundit