Flash News

E-TJERA

Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve

Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve

Situata është përshkallëzuar para Kryeministrisë në Tiranë, ku efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve që janë mbledhur në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ndërhyrja e policisë vjen në një moment kur tensionet mes demonstruesve dhe forcave të rendit janë shtuar, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të shpërndarë pjesëmarrësit e tubimit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa protestues janë shoqëruar nga policia, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për numrin e personave të shoqëruar dhe arsyet e ndërhyrjes.

Protesta vijon në kuadër të revoltës studentore kundër qeverisë, me demonstruesit që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Të fundit