Flash News

Ditari i Maxhorancës

Studentët i kërkojnë largimin e Ramës, Balla: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur kurrë

Studentët i kërkojnë largimin e  Ramës, Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nuk është një opsion, pavarësisht kërkesave të studentëve.

Në përfundim të mbledhjes së grupit socialist, Balla u shprehu i hapur për dialog me studentët, por përjashtoi në mënyrë kategorike dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Po ashtu, Balla përjashtoi edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se studentët shqiptarë të marrin shembull nga ata serbë që protesta u konkretizua me votë.

“Ka një parim, ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Po ua them, Edi Rama është zgjedhur në 11 maj të 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar dhe të 862 mijë votuesve që kanë mbështetur PS për të vazhduar këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka. Dialog pa dyshim, përjashto seksionin e dhunës së PD, që për turpin e Berishës dhunoi edhe pllakatet e dëshmorëve të 21 janarit. Dialog po, nëse duan ti cojnë listën e çështjeve le ti cojnë. Kryeministri insiston cdo ditë dialog”, tha Balla.

Të fundit