Flash News

E-TJERA

Protestuesit i vënë flakën karrigeve të dialogut para Kryeministrisë

Protestuesit i vënë flakën karrigeve të dialogut para

Pas një ndalese të shkurtër para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë, duke e çuar revoltën në një tjetër përballje me qeverinë.

Pasi mbërritën para zyrës së kryeministrit Edi Rama, protestuesit u vunë flakën karrigeve që ai kishte nxjerrë si simbol të ftesës për dialog.

Me këtë veprim, të rinjtë dhanë një përgjigje të prerë ndaj ofertës së kryeministrit, duke bërë të qartë se nuk pranojnë negociata me qeverinë. Kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e Edi Ramës.

Të fundit