Flash News

E-TJERA

Molotovë pas Muzeut Kombëtar, përplasje mes protestuesve dhe policisë pas largimit nga Kryeministria

Molotovë pas Muzeut Kombëtar, përplasje mes protestuesve dhe

Tensionet e protestës së sotme në Tiranë janë zhvendosur edhe pas Muzeut Kombëtar, ku një grup të rinjsh kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë që po i ndiqnin.

Pas largimit të protestuesve nga zona përpara Kryeministrisë, përplasjet kanë vijuar në një tjetër pikë të kryeqytetit. Disa furgona policie kanë mbërritur nga unaza dhe janë pozicionuar pas Muzeut Kombëtar, ku janë përballur me hedhjen e molotovëve nga protestuesit.

Pas episodit, të rinjtë janë shpërndarë në drejtime të ndryshme, duke lëvizur drejt qendrës së Tiranës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një tjetër moment tensioni gjatë protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në disa zona të kryeqytetit.

Të fundit