Flash News

E-TJERA

Pas gazit lotsjellës, policia shtyn me forcë gazetarët dhe grupet e xhirimit pranë Kryeministrisë

Pas gazit lotsjellës, policia shtyn me forcë gazetarët dhe grupet

Pas shpërndarjes së protestuesve me gaz lotsjellës, tensionet në bulevardin përpara Kryeministrisë janë zhvendosur edhe te mediat që po ndiqnin nga afër zhvillimet.

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë shtyrë me forcë grupet e xhirimit dhe gazetarët e pranishëm, duke i larguar nga zona përpara godinës së Kryeministrisë dhe duke i drejtuar në pjesën e bulevardit pranë hotel “Rogner”.

Arsyet e këtij veprimi të policisë nuk janë bërë ende të ditura.

Gjatë ndërhyrjes është shtyrë me forcë edhe gazetari i News24, Renaldo Salianji. Sipas raportimeve nga vendngjarja, efektivët i kanë kërkuar gazetarit të largohej nga perimetri i sigurisë, megjithëse në zonën ku ndodhej nuk kishte shenja dalluese që të përcaktonin kufijtë e këtij perimetri.

Ndërhyrja ndaj gazetarëve dhe grupeve të xhirimit ndodhi pas përdorimit të gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të fundit