Flash News

OPINEWS

Na mbyti pafytyrësia!

Na mbyti pafytyrësia!

Nga Kim Mehmeti
Më shkaktojnë të vjella reagimet e disa pjesëtarëve të PS-së lidhur me rënien e Vuçiçit.
Veçanërisht ato të ‘veteranëve’ të saj, siç është Pandeli Majko, ndaj të cilit kam pasur shumë konsideratë dhe kurrë nuk kam besuar se edhe ai do të bëhej një 'karton' me fytyrë njeriu, e që sot tregon se Vuçiçi “...e ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet, administrata dhe strukturat e sigurisë për të konsoliduar interesat e një grupi sundues të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar!”
E si të mos ndihesh keq kur të gjitha këto për Vuçiqin i thonë njerëzit që, në heshtje, i shërbyen vëllait të tij, Piktorit, i cili e bëri Shqipërinë narko-shtet?!
Këto, pra, i thonë ata që nuk thanë asnjë fjalë të vetme kundër 'shefit' të tyre për mosmiratimin e rezolutës për gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, kundër atij që iu përkushtua tërësisht realizimit të projektit serbo-rus për “Ballkanin e Hapur”...
Po më vjen të vjell kur flasin për Vuçiqit ata që i shërbejnë ‘Vuçiqit’ shqiptar, ata që nuk guxonin as ta shikonin në sy, e lëre më ta kundërshtonin Piktorin, as atëherë kur ai lobonte për ndarjen e Kosovës, as kur u kërkonte ndërkombëtarëve të kishin mirëkuptim për lidhjet historike ruso-serbe, as kur e shante nëpër botë kryeministrin e Kosovës, as kur lideri i tyre partiak nuk shkonte në Kuvend për ta nderuar presidenten e Kosovës...
Ku ta dish, mbase nuk më shkaktojnë të vjella deklaratat e socialistëve, të cilët Piktori i përdor si kukulla dhe i la pa gojë duke i lidhur në mullarin e krimit, por barkun ma tollovit e vërteta se, sido që ta kthesh e nga do që ta vështrosh, nga një i ardhur prej së djeshmes enveriste nuk mund të bësh asgjë më shumë se një 'karton' me maskën e njeriut si dhe një 'demokrat' të cilin e pasuron dhe e bënë kapitalist dëgjueshmëria dhe heshtja!

Të fundit