Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Do gjeni belanë", Rama kërcënon sërish protestuesit me trenat që nuk ekzistojnë

"Do gjeni belanë", Rama kërcënon sërish

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer retorikës së trenave, si pjesë e masave kundër protestuesve.

Teksa njoftoi krijimin e një regjistri të posaçëm për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, Rama paralajmëroi se do të njoftohen edhe kompanitë e transportit ajror, detar dhe hekurudhor për personat që, synojnë t’i shmangen drejtësisë.

Paradoksi është se kryeministri flet për trenat në një vend ku transporti hekurudhor i udhëtarëve nuk funksionon,ndaj deklarata e tij u kthye më së shumti  në një material për meme dhe gallatat në rrjetet sociale.  

"Me VKM krijohet regjistri i posaçëm elektronik i personave të referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit. Ky regjistër administrohet nga Policia dhe përmban të dhënat e identifikimit të këtyre shtetasve.

 Do u refuzohet dalja nga vendi personave që synojnë t’i shmangen veprave penale. Do njoftohen edhe autoritetet e huaja për rrezikshmërinë që ai paraqet. Përfshi edhe kompanitë e transportit ajror, detar apo me tren.

Të jetë i bindur çdo person, fortë si ata me bluza të bardha dhe me maska që kishin ardhur dje si mercenarë për të ushtruar dhunë, dhe që tregonin muskujt para Ministrisë së Arsimit, se kush do të dhunojë në Shqipëri do të gjejë belanë për të rihyrë i qetë në Europë, pa mbaruar punë me drejtësinë këtu në Tiranë," tha Rama.

Të fundit