Flash News

E-TJERA

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore, 80% e rasteve lidhen me Policinë

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore, 80% e

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dokumentuar 50 raste sulmesh dhe incidentesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave studentore në Tiranë, në periudhën 13–24 tetor 2026. Sipas raportit, 40 prej këtyre rasteve, ose 80% e totalit, lidhen drejtpërdrejt me Policinë e Shtetit.

AGSH bën të ditur se në pesë raste, gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome nga policia teksa po ushtronin detyrën, duke raportuar zhvillimet nga protestat.

Lista e incidenteve të dokumentuara përfshin dhunë fizike, kërcënime, pengim të raportimit, dëmtim të pajisjeve profesionale, përdorim të sprajit me piper dhe sulme verbale ndaj gazetarëve dhe mediave.

Raporti evidenton problematikat me të cilat janë përballur përfaqësuesit e medias gjatë mbulimit të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

AGSH ka publikuar edhe listën e plotë të incidenteve të regjistruara gjatë kësaj periudhe, ku pasqyrohen rastet e raportuara ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Lista: 

Dokumentimi përfshin rastet e dhunës fizike, kërcënimeve, pengimit të raportimit, dëmtimit të pajisjeve dhe sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe mediave, të raportuara pranë Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH).

13 TETOR 2026

Anesti Bajramemaj – A2 CNN – Dhunë e raportuar nga Policia e Shtetit gjatë mbulimit të protestës.
Heri Simota – A2 CNN – Dhunë e raportuar nga Policia e Shtetit, në të njëjtin incident me gazetarin Anesti Bajramemaj.
Fatime Halmusaj – Media e papërcaktuar – Goditje dhe lëndim në këmbë nga një mjet tymues i hedhur nga policia.
Izmir Akulli – Dosja.al – Dhunë fizike e raportuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa dokumentonte ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.
Xhoi Malësia – Top News – Kërcënim nga një efektiv policie me një mjet për hedhjen e gazit lotsjellës.
14 TETOR 2026

Enkelejda Mema – Euronews Albania – Pengim i filmimit dhe ushtrimit të detyrës nga Policia e Shtetit.
Alice Taylor – Euronews Albania – Marrje e telefonit nga një efektiv policie gjatë dokumentimit të protestës. Telefoni iu kthye pas disa minutash.
Elvin Kamberi – News24 – Lëndim nga një mjet zhurmues i hedhur nga policia në drejtim të operatorëve dhe fotoreporterëve.
Bekim Biçi – Ora News – Pengim i filmimit dhe raportimit nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Ekipi i xhirimit – Report TV – Sulm dhe vandalizim i kamerës nga protestues të maskuar.
15 TETOR 2026

Doriana Bezat – Top Channel – Sulm fizik i raportuar nga protestuesit gjatë ushtrimit të detyrës.
Jonida Mukja – Piranjat – Pengim nga Policia e Shtetit gjatë raportimit.
Albi Muçollari – Piranjat – Marrje me forcë nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë dokumentimit të ndërhyrjeve policore.
Felix Bilani – SYRI TV – Pengim nga persona me veshje civile, të dyshuar si pjesëtarë të policisë, ndërsa filmonte ndalimin e të miturve.
16 TETOR 2026

Elkier Bushkolaj – SYRI TV – Pengim nga Policia e Shtetit gjatë raportimit të drejtpërdrejtë pranë Piramidës në Tiranë.
17 TETOR 2026

Eksiola Shehu– Euronews Albania – Tërheqje fizike nga policia dhe tentativë për marrjen e telefonit gjatë dokumentimit të protestës.
Gazetarë të mediave të ndryshme – Pengim i raportimit nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar, në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Gazetar i paidentifikuar me emër – Reuters – Goditje me fishek gome gjatë mbulimit të protestës në Tiranë.
Gazetar i paidentifikuar me emër – Reuters – Goditje me fishek gome gjatë mbulimit të protestës në Tiranë.
Raimond Lueppken – Fotoreporter i pavarur zviceran – Presion nga dy persona me veshje civile për të fshirë pamjet filmike që kishte regjistruar në Durrës. Përkatësia e personave nuk është konfirmuar.
18 TETOR 2026

Hameraldi Agolli – Fotoreporter, media e papërcaktuar – Ndalim me dhunë i raportuar nga Policia e Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Osman Stafa – News24 – Pengim gjatë ushtrimit të detyrës nga Policia e Shtetit.
Taulant Koplikaj – Media e papërcaktuar – Goditje fizike e raportuar nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Renaldo Salianji – News24 – Dhunë fizike dhe fyerje të raportuara nga një efektiv policie.
Glidona Daci – Klan News – Goditje me gurë, e raportuar si e kryer nga efektivë policie.
Elira Kadriu– Citizens.al – Goditje nga gurë të hedhur prej një protestuesi gjatë mbulimit të protestës.
Elkier Bushkolaj – SYRI TV – Goditje me plumb gome nga Policia e Shtetit, duke pësuar plagë në këmbë.
Marshi Korreshi – SYRI TV – Goditje me skafandër dhe shtyrje me forcë nga efektivë policie.
Juljan Hoxha – SYRI TV – Dhunë fizike e raportuar nga efektivë të forcave “Shqiponja”.
Felix Bilani – SYRI TV – Dhunë fizike e raportuar nga efektivë të forcave “Shqiponja”.
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë / News24 – Deklarata publike ndaj televizionit News24, të kritikuara nga AGSH si sulm verbal dhe retorikë denigruese. Kryeministri akuzoi televizionin për evazion fiskal në vlera prej miliona eurosh, pretendoi se gëzonte imunitet nga Prokuroria e Tiranës dhe se ishte vënë në funksion të rrëzimit të qeverisë. Ai iu referua gjithashtu pretendimeve për mospagimin e sigurimeve shoqërore dhe vonesat e pagave të punonjësve.
Eno Bozdo – Deputet i Partisë Demokratike / Esido Barkaj, Vizion Plus – Përdorim i gjuhës fyese dhe denigruese ndaj gazetarit gjatë një konference për shtyp, ndërsa ai po i drejtonte një pyetje. AGSH dënoi sjelljen e deputetit dhe kërkoi ndjesë publike.
19 TETOR 2026

Armand Bajrami – A2 CNN – Goditje me plumb gome nga Policia e Shtetit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Gazment Seiti – KlikNews.al – Goditje me plumb gome nga Policia e Shtetit gjatë mbulimit të protestës.
Endri Cuka – Media për verifikim – Incident i raportuar me Policinë e Shtetit; rrethanat e sakta mbeten për t’u sqaruar.
Hamza Jaupi – Media për verifikim – Goditje me shkop dhe spërkatje me spraj nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Sergei Senka – Media për verifikim – Spërkatje me spraj nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Edison Vatnikaj – Ora News – Goditje me shpullë nga një efektiv i Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Kristi Gongo – Top Channel – Kërcënim verbal nga një efektiv policie gjatë filmimit të një aksioni policor.
20 TETOR 2026

Fatjon Nurçellari – A2 CNN – Sulm ndaj grupit të xhirimit nga dy protestues gjatë mbulimit të protestës në Tiranë.
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë / Mediat shqiptare – Deklarata publike të kritikuara nga AGSH si retorikë stigmatizuese ndaj mediave, gjatë një takimi me drejtues të shkollave të mesme të Tiranës.
21 TETOR 2026

Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike / Top Channel, Report TV dhe media të tjera – Sulme verbale dhe përdorim i gjuhës denigruese ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të mediave, të dënuara nga AGSH.
22 TETOR 2026

43. Gazetar grek i paidentifikuar/ Sulm fizik me gurë të hedhur nga protestuesit

24 TETOR 2026

44.  Klevi Muka –  News 24 / Djegie ne trup nga uji i hedhur nga policia

45. Ardit Hoxha, Euronews Albania/ Qëllohet me plumb gome nga Policia e Shtetit

46. Freard Rista, Piranjat/ Sulm fizik me gurë të hedhur nga protestuesit

47. Ekipi i KlanNews, Gazetare Glidona Daci, operator Jurgen Lapaj/ Sulm i qellimshem nga policia me spraj me piper ne distance te afert

48. Fotoreporteri MM, Shtetas amerikan/ Shoqerim pa arsye ne Komisariatin nr.2

49. Osman Stafa, News24/ Sulm Verbal i Policise se Shtetit ndaj tij

50. Armand Kullau, News 24/ Sulm me spraj me piper nga Policia e qellimshme, ne distance te afert

Të fundit