Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja publikon videon: Policia ushtron terror ndaj banorëve të Krujës të mos dalin në protestë

Kalaja publikon videon: Policia ushtron terror ndaj banorëve të

Kreu i degës së PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, denoncon presionet nga policia ndaj banorëve të Bashkisë Krujë, të cilët, sipas tij janë thirrur në polici dhe janë paralajmëruar të mos marrin pjesë në protestë.

Kalaja thekson se në disa raste, efektivët u kanë shkuar qytetarëve edhe në banesa me katër automjete policie. Ai e lidh këtë situatë me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës në Tiranë, duke akuzuar policinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve në vend që të japë përgjegjësi për incidentin.

Reagimi i plotë i Aulon Kalasë:

“Banorë të Bashkisë Krujë janë thirrur sot në polici, duke iu bërë presion që të mos dalin në protestë. Disa prej tyre u kanë shkuar në shtëpi me 4 makina policie.

Këto janë metodat e terrorit që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Ne menduam se do të kishim ndonjë përgjegjësi për policin që i nxori syrin të riut nga Elbasani, por jo, policia ushtron terror ndaj qytetarëve të lirë që të mos dalin më në shesh.

Përballë do të na keni.”

Të fundit