Flash News

E-TJERA

Molotovë drejt policisë, përshkallëzohen tensionet në qendër të Tiranës

Molotovë drejt policisë, përshkallëzohen tensionet në

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me tensione të forta në qendër të Tiranës, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit.

Situata është tensionuar veçanërisht në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku policia ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie, duke bllokuar hyrjet dhe daljet dhe duke kufizuar qarkullimin në këtë pjesë të kryeqytetit.

Efektivë të shumtë janë pozicionuar përgjatë zonës, ndërsa sheshi është rrethuar nga forcat e rendit, në një klimë të përshkallëzuar gjatë protestës kundër qeverisë.

Tensionet e regjistruara në qendër të Tiranës vijnë në vijim të demonstratave kundër kryeministrit Edi Rama, të cilat vijojnë të mbajnë të angazhuara forca të shumta policore në kryeqytet.

Të fundit