Flash News

E-TJERA

Studentët i vënë "flakën" Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë

Studentët i vënë "flakën" Ramës dhe

Protestuesit kanë djegur fotografitë e kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç përpara godinës së Kryeministrisë, si një akt simbolik i protestës kundër qeverisë.

Fotografitë u vendosën mbi tavolinën e vendosur nga Rama përpara Kryeministrisë, me të cilën kryeministri u ka bërë thirrje të rinjve të ulen në dialog. Por studentët e kanë refuzuar këtë ftesë, dhe kanë këmbëngulur se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme.

“Nuk ka dialog me ata që dhunojnë rininë shqiptare”, ishte mesazhi i përcjellë nga protestuesit, të cilët e lidhën simbolikisht kryeministrin shqiptar me Aleksandër Vuçiç.

Studentët shprehen se Ramën e pret i njëjti fat politik si ish-presidentin serb, deklaratë që lidhet me zgjedhjet në Serbi, ku Lista Studentore, e dalë nga protestat masive kundër qeverisjes së Vuçiçit, shënoi fitore.

 

Të fundit