Flash News

Ditari i Maxhorancës

Studentët kërkojnë largimin, Rama shtrëngon karrigen: Nuk ma impononi dorëheqjen

Studentët kërkojnë largimin, Rama shtrëngon karrigen: Nuk ma

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë largimin e tij dhe të protestojnë kundër qeverisë, por theksoi se dorëheqja nuk mund t’i imponohet përmes dhunës. Deklarata e tij erdhi pas protestave studentore në Tiranë dhe prezantimit të paketës së re ligjore që synon të ndëshkojë aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës gjatë tubimeve.

Rama tha se kundërshtarët e qeverisë janë të lirë të kërkojnë një qeveri tjetër dhe ta shprehin këtë qëndrim përmes protestave, por paralajmëroi se nuk do të pranojë që largimi i tij të imponohet përmes dhunës.

"Të dashur miq, kjo paketë nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe. Nuk ka asnjë pikë apo nen që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë. Në frymën e saj ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: liria e secilit mbaron aty ku fillon liria e të tjerëve dhe të drejtat e gjithkujt ndalen aty ku cënohen të drejtat e të tjerëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, jo sot po dje, është në lirinë dhe të drejtën e tij ta mendojë, propagandojë apo kthejë në protestë këtë dëshirë.

Këtu është detyra ime dhe e qeverisë që të garantojë  se protesta e kujtdo që do një qeveri tjetër të zhvillohet pa asnjë trysni. Unë jam i gatshëm të dëgjoj këdo që do më parashtrojë kundërshtimin e tij ballë për ballë dme kërkesat që mendon se qeveria duhet të marrë parasysh.

Kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund tëq imponohet me dhunë apo me ccdo formë tjetër. Përtej këtij kufiri unë kam detyrë të mbroj vendin dhe njerëzit nga  cdo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë mbrapa ndërsa shteti ka për detyrë ti tregojë vendin çdokujt që ngre dorën kundër pronës publike e private që kërcënon rendin dhe sigurinë" tha Rama
 

Të fundit