Flash News

E-TJERA

Demokratët Europianë: Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga plagosja e Vishkullit

Demokratët Europianë: Rama po përpiqet të

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë për plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestave studentore në Tiranë, ku kanë kërkuar hetim të pavarur dhe përgjegjësi për personat e përfshirë.

Në deklaratën e tyre, ata pretendojnë se i riu është qëlluar në sy me plumb gome nga policia dhe se shikimi i tij është në rrezik. Për këtë arsye, kërkojnë hetim të pavarur për ngjarjen dhe ndalimin e përdorimit joproporcional të forcës nga efektivët.

“Ne kërkojmë një hetim të pavarur, përgjegjësi dhe fundin e dhunës joproporcionale të policisë”, thuhet në reagimin e Demokratëve Europianë.

Sipas tyre, kryeministri po përpiqet të marrë meritat personale për organizimin e trajtimit mjekësor të Vishkullit, pretendim që, sipas deklaratës, është kundërshtuar publikisht nga familjarët e tij.

“Zoti Rama, mbrojtja e qytetarëve është detyra juaj, jo një akt bujarie personale. Kujdesi mjekësor është një e drejtë, jo një favor nga kryeministri”, theksohet në reagim.

 Ata kërkojnë që vëmendja të përqendrohet te zbardhja e rrethanave të incidentit dhe përgjegjësia e mundshme e personave të përfshirë.

“Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi, jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të plagosur”, përfundon deklarata.

 

Të fundit