Flash News

E-TJERA

Pse Rama shpalli gjashtë masa kundër protestave? Bushati: Tregon frikën se mos bie

Pse Rama shpalli gjashtë masa kundër protestave? Bushati: Tregon

Analisti Andi Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama ka frikë se mund të humbasë pushtetin dhe e sheh paketën e re ligjore me gjashtë masa kundër protestave si një tregues të kësaj frike.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Bushati argumentoi se masat e paralajmëruara nga qeveria, mes tyre edhe kufizimet e mundshme për daljen jashtë vendit, nuk kanë gjasa të pengojnë realisht udhëtimet e qytetarëve drejt vendeve si Franca, Belgjika apo Italia.

Sipas analistit, rëndësia e paketës qëndron te mesazhi politik që përcjell, pasi, sipas tij, një qeveri që ndihet e sigurt në pushtet nuk do të kishte nevojë për masa të tilla.

Andi Bushati: Besoj që jo për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne e kemi parë edhe në ditët e dhunës. Një autocrat që nuk do të dorëzohet është shumë e  vështirë ta rrëzosh së paku me këtë nivel kundërpërgjigjeje që kemi parë. Në një skemë klasike të rënies të rënies së një kryeministri, ose ti e kupton se populli nuk të do e ti dorëhiqesh. Ose bëhet përmes drejtësisë. Pra sikur ne të kishim një drejtësi relativisht të pavarur e ta pezullonte si Balluku, gjë që unë nuk e besoj. Dhe e treta kur partia e kupton se me këtë lidër po shkon në qorrsokak.

Rruga e vetme ngelet që njerëzit të marrin armën. Pra pasi e kanë paralajmëruar me flamingo. Morën gureë e shkopinj dhe dhuna iu kthye në mënyrë joproporcionale mbrapsht. E vetmja zgjidhje duken armët. A kemi njerëz a fraksione që kanë thënë se do marrin armë kundër Ramës? Jo. Prandaj unë nuk gjej asnjë element se rënia e Ramës është afër. Pastaj sa qeveris Rama dhe sa legjitim është..

Njeriu i parë që po na konfirmon që unë kam frikë se mos bie është vetë Rama. Se njeriu që ka frikë se mos bie nuk bën atë paketë ligjore.  Nuk ka idiot njeri që të besojë se Rama do e pengojë të shkojë në Paris, Bruksel apo Romë. Por fakti që e bën tregon se është njeri I trembur se mund ta rrëzojnë.

Të fundit