Flash News

E-TJERA

Studenti sfidon Ramën: Nuk ikim pa dorëheqje dhe zgjedhje të reja

Studenti sfidon Ramën: Nuk ikim pa dorëheqje dhe zgjedhje të reja

Një student i Fakultetit të Drejtësisë, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë me bluzën në solidaritet me Erjon Vishkullin, ka deklaruar se të rinjtë nuk pranojnë më dialog me kryeministrin Edi Rama dhe se do të qëndrojnë në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një prononcim për Syri TV, studenti u ndal te plagosja e rëndë e 28-vjeçarit nga një plumb gome gjatë protestës së një dite më parë, duke shprehur solidaritetin me të dhe duke i uruar shërim të shpejtë.

Ai akuzoi Policinë e Shtetit për ushtrim dhune ndaj të rinjve dhe pretendoi se përdorimi i plumbave të gomës në pjesën e sipërme të trupit bie ndesh me konventat ndërkombëtare.

"Dhe ajo që ndodhi dje tregon që kjo qeveri nuk mendon fare për studentët, nuk mendon fare për rininë, sepse ajo e djeshmja se po dhunohen kundër konventave ndërkombëtare, pasi me konventa nuk lejohet të gjuash me plumba në pjesën e sipërme të trupit.

Policia e shtetit po dhunon rininë, atë rini që do me e ndërtuar këtë vend. Ne nuk i japim fare hapësirë për dialog, sepse ka 13 vite në pushtet dhe tani kujtohet pas 13 vitesh thotë hajde bëjmë dialog. 13 vite janë të mjaftueshme për të zgjidh problemet. Ne nuk ikim nga ky shesh pa dorëheqje dhe pa zgjedhje të reja sepse nuk mban më", tha studenti.

Të fundit