Flash News

Ditari i Opozitës

Aulon Kalaja replikon Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia

Aulon Kalaja replikon Ballën, publikon bisedën me të miturin

Kryetari i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa faqeve në rrjetet sociale, të cilat e kanë akuzuar se ka fabrikuar një video dhe ka përdorur një të mitur për të mashtruar opinionin publik.

Reagimi vjen pas publikimit të videos ku Kalaja shfaqet pranë një 17-vjeçari, i cili, sipas tij ishte dhunuar nga policia, ndërsa po hante një panine.

Përmes një videomesazhi, Kalaja i ka cilësuar akuzat si shpifje, duke këmbëngulur se nuk do ta shkelë etikën e gazetarit për interesa politike. Ai shkruan se publikimi i videos ka shqetësuar pushtetin dhe i ka kërkuar kundërshtarëve të mos e gjykojnë sipas mënyrës së tyre të veprimit.

Reagimi i plotë:

Një përgjigje në nder të opinionit publik në lidhje me videon që kam publikuar unë, kur gjeta një djalë 17-vjeçar që e kishte rrahur policia, ndërsa hante një panine. Një përgjigje e detyruar ndaj shpifjeve të Taulant Ballës dhe disa faqeve që kanë thënë për mua, se gjoja kam shpifur, kam fabrikuar një video dhe kam përdorur një fëmijë për të gënjyer.

E di që ju ka dhemb shum se kjo video dhe e ka goditur m’unnë zemër pushtetin. Do ju bëj një thirrje publike, mos më ngatërroni me veten tuaj. E di që jeni të dëshpëruar, por nuk mund t’ju ndihmoj. Unë kam respekt për profesionin tim dhe nuk e shkel gazetarinë. Për më tepër ndiqni një bisedë telefonike që do zhvilloj me 17-vjeçarin.

 

Të fundit