Flash News

E-TJERA

Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e piperit

Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e

Një episod i tensionuar gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë është kthyer në një moment humori mes të rinjve, pas një përplasjeje me forcat e policisë.

Gjatë ndërhyrjes së FNSH-së, një protestues i ri është rrethuar nga shtatë efektivë dhe është shoqëruar me forcë. Megjithatë, ai ka bërë rezistencë, ndërsa gjatë përplasjes një efektivi i kanë rënë skafandra dhe mburoja.

Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e

Pajisjet e lëna në tokë janë marrë më pas nga disa protestues të tjerë, të cilët kanë përdorur mburojën për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e policisë. Sipas përshkrimit të ngjarjes, të rinjtë kanë marrë gjithashtu edhe një spraj me piper.

Ajo që nisi si një ndërhyrje e forcave speciale ndaj një protestuesi, u kthye kështu në një episod që tërhoqi vëmendjen e të rinjve të pranishëm në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

Të fundit