Flash News

E-TJERA

Protesta e dhunshme, MSh: 23 të lënduar, mes tyre protestues, policë, deputetë e gazetarë

Protesta e dhunshme, MSh: 23 të lënduar, mes tyre protestues,

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku gjithsej 23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të Ministrisë, 16 prej tyre janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Bëhet fjalë për 12 protestues, dy përfaqësues të medias dhe dy efektivë policie. Mes protestuesve është edhe 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në sy gjatë protestës.

Ministria sqaron se pas ndërhyrjes kirurgjikale urgjente që iu krye gjatë ditës së djeshme, sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur pesë persona të lënduar: një deputet i Kuvendit, një protestues, dy efektivë policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e spitalit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së djeshme, 25 tetor 2026, oa 09:15

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026 në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar:

*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar:

- 12 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy.

- 2 përfaqësues të medias.

- 2 efektivë policie.

Për protestuesin e lënduar në sy: është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës. Sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT  për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

- 1  deputet i Kuvendit

- 1 protestues

- 2 efektivë policie

- 1 përfaqësues i medias

Të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambjentet e QSUT.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

- 2 efektivë policie, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm dhe janë larguar.

Të fundit