Flash News
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri prej vitit 2025 kanë arritur mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa fuqia blerëse e konsumatorëve është në rënie. Në këto kushte, përpjekjet e qeverisë për të frenuar rritjen, e ndikuar edhe nga shtrenjtimi i naftës, përmes kufizimit të çmimeve, po hasin në shqetësimin e importuesve dhe prodhuesve për kosto të larta fiskale.
Bizneset paralajmërojnë se marzhet e fitimit janë ngushtuar dhe kërkojnë uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, një propozim që sipas tyre duhet të merret në konsideratë me paketën e re fiskale.
Drejtues të rrjeteve të supermarketeve, importues direkt të produkteve ushqimore dhe prodhuesit vendas pohuan për “Monitor” se publikimi i çmimeve në platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe kërkesa për mbajtjen e tyre në nivele të ulëta për një periudhë 3-mujore po u shkakton humbje.
Sipas tyre, për të përmbushur kërkesën për uljen e çmimeve me qëllim lehtësimin e konsumatorit, bizneset po i tregtojnë produktet me marzhe fitimi më të ulëta sesa më parë.
Ata raportojnë se marzhet e fitimit të llogaritura mbi çmimin tregtar kanë zbritur në rreth 6–7% nga 15 deri në 20% që aplikoheshin më parë. Për disa produkte, me qëllim uljen e çmimit, nuk po aplikohen marzhe fitimi. Marzhi i fitimit llogaritet mbi çmimin tregtar të produkteve, dhe tregon se sa fitim neto i mbetet biznesit, pasi zbritet kostoja e taksave, transportit, shpenzime të tjera operative dhe pagat e punonjësve.
Ndërsa për prodhuesit vendas, normat e fitimit kanë rënë në 5–6%, nga 7–8%.
Sipas operatorëve të tregut, kjo situatë po kufizon mundësinë për të përballuar kostot e aktivitetit, ndërsa paralajmërojnë se ulja e çmimeve nuk mund të vijohet pas fillimit të muajit janar, ku përfundon edhe periudha për të mos ndryshuar çmimet.
Drejtues të rrjeteve të supermarketeve, njëkohësisht edhe importues direkt të mallrave të shportës ushqimore, pohojnë se pas kësaj periudhe do të duhet të rishikojnë çmimet me rritje ose në të kundërt do të gjenden në kufijtë e mbijetesës.
Prej 2025-s, konsumatori vendas po përballet me çmime ushqimore më të larta sesa mesatarja europiane, ndërsa të ardhurat për frymë mbeten shumë më të ulëta.
Në vitin 2025, sipas të dhënave të Eurostat, për herë të parë indeksi i çmimeve arriti mbi mesataren e Bashkimit Europian, duke kaluar referencën prej 100%. Në Shqipëri, niveli i çmimeve arriti 103%. Kjo do të thotë se nëse një shportë ushqimore në vendet e BE-së mesatarisht kushton 100 euro, në Shqipëri shpenzimet për shportën ushqimore arrijnë 103 euro.
Nga viti 2005 deri më 2015, indeksi i çmimeve qëndroi nën mesataren e BE-së. Të dhënat tregojnë se tendenca e lartë rritëse e indeksit ka nisur prej vitit 2016.
Diferenca është edhe më e madhe kur krahasohen të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, ndaj mesatares së BE-së. Ndërsa çmimet e ushqimeve janë rreth 3% mbi mesataren europiane, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë vetëm 43% e mesatares së BE-së për vitin 2025.
Ky tregues ishte 26% e mesatares europiane në vitin 2005, ndërsa në vitin 2010 arriti në 34% dhe në vitin 2015 në 38%. Në vitet pasuese, luhatjet kanë qenë më të ulëta, ndërsa nga viti 2021 vihet re një përshpejtim i rritjes.
Të ardhurat për frymë arritën në 38% të mesatares së BE-së në vitin 2022, në 43% në vitin 2023, në 47% në vitin 2024 dhe në 48% në vitin 2025.
Indeksi i çmimeve krahasuar me mesataren e BE-së qëndron më lart edhe sesa vendet e tjera të rajonit. Në vitin 2025, indeksi i Serbisë ishte 96,6%, nën mesataren e BE-së, ndërsa në Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë ishte 84,6%. Maqedonia e Veriut regjistroi indeksin më të ulët, në 74,3%.
Të dhënat historike tregojnë se rreth një dekadë më parë, indeksi i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte në nivele të ngjashme me atë që Maqedonia e Veriut regjistron sot. Kjo tregon se, në raport me mesataren europiane, Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve të ushqimeve edhe në raport me vendet e rajonit.
Por presioni i çmimeve mbi konsumatorët ka vijuar edhe gjatë vitit 2026. Në korrik, ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 3.2% në bazë vjetore në Shqipëri, ndërsa në Bashkimin Europian, rritja ishte vetëm 0.6%. Shtrenjtimi i çmimeve në vend është pesë herë më i lartë sesa në BE.
Pse produktet ushqimore kushtojnë më shumë në Shqipëri?
Drejtues të rrjeteve të supermarketeve që operojnë me produktet e shportës ushqimore dhe përfaqësues të prodhimit identifikojnë dy faktorë kryesorë që po ndikojnë në çmimet e larta, barrën fiskale, përfshirë normën e lartë të TVSH-së dhe taksat për mallrat e importit, si dhe kostot e larta të prodhimit vendas, që kanë dobësuar konkurrueshmërinë e produkteve vendase.
Një nga faktorët kryesorë që ngrenë importuesit si po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të blerjes është norma 20% e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila aplikohet edhe për produktet ushqimore bazë. Kjo taksë përfshihet në çmimin që paguan konsumatori final, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e blerjes.
Importuesit e produkteve ushqimore llogarisin se kostot e transportit, të cilat variojnë nga 6% në 8%, dhe detyrimet doganore, që sipas tyre arrijnë në 10–15%, së bashku me kostot e ambalazhimit, përfshirë kartonin, plastikën dhe letrën, shtojnë rreth 20% mbi çmimin e blerjes së produktit në import.
Mbi këtë çmim aplikohen më tej TVSH-ja prej 20%, e cila përballohet nga konsumatori final, si dhe norma e fitimit të biznesit, që sipas të dhënave të operatorëve të tregut varion nga 4% deri në 15% për supermarketet. Sipas këtyre përllogaritjeve, kostot dhe taksat, së bashku me normat e fitimit, mund ta rrisin çmimin final të produktit deri në 50% krahasuar me çmimin e blerjes në import.
Edhe Luan Leka, sipërmarrës i rrjetit tregtar “Conad”, ka shpjeguar më herët për “Monitor” se çmimet në Shqipëri ndikohen nga dy faktorë. Ai thotë se së pari është norma e lartë e TVSH-së për produktet ushqimore, duke krahasuar normën 20% në Shqipëri me normat që sipas tij, aplikohen në Itali, Gjermani dhe Angli.
Një tjetër element janë kostot e transportit dhe ato doganore, të cilat, sipas z. Leka, mund të rrisin çmimin e produkteve të importuara me 10–15%. Ai vlerëson se transporti përfaqëson rreth 6–7% të kostos.
Së dyti, përveç barrës fiskale dhe kostove logjistike, z. Leka rendit edhe prodhimin e pamjaftueshëm vendas si një faktor që rrit varësinë nga importet. Kjo e ekspozon tregun ndaj kostove të furnizimit nga jashtë dhe kufizon mundësinë që produktet vendase të konkurrojnë në çmim.
Si ndryshojnë çmimet
Publikimi i çmimeve të produkteve ushqimore në platformën “Pasqyra e Çmimeve” vijoi të nxjerrë në pah diferencën e ndjeshme jo vetëm mes njësive tregtare dhe qyteteve në vend, por edhe krahasuar me ato të Bashkimit Europian dhe të vendeve të rajonit.
Sipas llogaritjeve, një konsumator do të shpenzojë 1,412 lekë si vlerë e ulët, për blerjen e 10 artikujve të shportës ushqimore (përfshirë produkte, si: 1 kg miell, oriz, makarona, sheqer, 1 litër vaj luledielli, qumësht, kos, 1 pako gjalpë, vezë, 10 kokrra, dhe 1 pulë).
Vlera më e lartë e shpenzimeve, që platforma llogarit automatikisht arrin 2,225 lekë. Diferenca mes shportës më të shtrenjtë dhe asaj të lirë është 813 lekë apo rreth 58%.
Në qytetin e Durrësit rezulton se çmimet janë të njëjta me Tiranën. Për një shportë me artikuj bazë konsumi, një konsumator shpenzon vlerën minimale prej 420 lekësh dhe vlera më e lartë është 1,513 lekë.
“Monitor” llogariti shpenzimet për 8 qytete në vend, ku rezultoi se vetëm në qytetin e Lezhës, diferenca mes dy vlerave është 694 lekë, më e ulëta ndër qytetet e përfshira në krahasim.
Diferencë e djeshme e çmimeve ndihet për disa produkte veçanërisht ato të bulmetit mes çmimit të shitjes së prodhimit vendas dhe atyre të importit nga vendet e BE-së dhe të rajonit.
Duke iu referuar çmimeve të publikuara në platformë, 1 kg kos grek i markës “Faje” në vend tregtohet 1,180 lekë apo rreth 12 euro. Në supermarketet në Athinë, i njëjti produkt raportohet se tregtohet me çmim 5.3 euro apo 126% më shtrenjtë sesa në vend.
Çmimi për 1 litër qumësht të freskët të paketuar (1.5% yndyrë) të prodhuar në Maqedoninë e Veriut tregtohet 135 lekë. Për një paketim të ngjashëm, por dhe përqindje yndyre të njëjtë çmimi për disa marka vendase arrin 180 lekë për litër, apo 33.3% më e shtrenjtë krahasuar me çmimet e produkteve të importuara të rajonit.
Të dhënat e Eurostat, sipas kategorive të produkteve ushqimore, tregojnë se në vitin 2025 disa grupe produktesh kishin nivele çmimesh dukshëm mbi mesataren e BE-së. Kategoria e qumështit, produkteve të tjera të bulmetit dhe vezëve regjistroi indeksin më të lartë, me 135,6% apo 35.6% më lart sesa mesatarja e BE-së. Referencë e BE-së është vlera 100%.
Krahasuar me 2024, indeksi i çmimeve për grupin e ushqimeve të bulmetit u rrit me 3.1%.
Çmimet arritën në 2025 mbi mesataren e BE-së prej 28.2% edhe për grupin e dytë “Ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore të paklasifikuara gjetkë”. Edhe sheqeri dhe ëmbëlsirat shënuan një nivel të lartë, me indeks 123,1% ndërsa vajrat dhe yndyrat arritën në 112,5%
Nga ana tjetër, disa kategori mbetën nën mesataren europiane, si drithërat dhe produktet e drithërave, me indeks 84%, si dhe perimet, zhardhokët, bananet dhe bishtajoret, me indeks 91,2%. Frutat dhe arrat shënuan 92,1% ndërsa mishi dhe produktet e tjera të kafshëve tokësore arritën në 98%.
Pse produktet vendase të bulmetit kanë humbur konkurrueshmërinë
Luis Ndreka, drejtues i kompanisë të përpunimit të qumështit “Lufra”, thotë se humbja e konkurrueshmërisë është ndikuar nga disa faktorë, përfshirë nivelin e lartë të TVSH-së te produktet e shportës ushqimore dhe kostot e larta prodhuese të lëndës së parë në vend.
“Shqipëria dhe Danimarka janë të vetmet vende në Bashkimin Europian që aplikojnë të njëjtën normë të lartë TVSH-je për produktet e shportës ushqimore dhe mallrat e tjera. Të gjitha vendet e tjera kanë norma të reduktuara të TVSH-së për produktet bazë ushqimore, deri në 9%. Mesatarja e TVSH-së për këto produkte varion nga 4% deri në 5%, ndërsa disa shtete nuk aplikojnë fare TVSH. Ulja e TVSH-së do të sillte rënie të çmimeve me 10–15%”, thotë ai.
Ndërkohë disa shtete të Ballkanit Perëndimor zbatojnë nivele të diferencuara të TVSH te produktet e shportës ushqimore.
Maqedonia e Veriut aplikon një sistem me norma të diferencuara të TVSH-së. Për rreth 1,600 produkte ushqimore bazë, përfshirë bukën, miellin, qumështin, vezët, vajin, frutat dhe perimet etj., aplikohet norma e reduktuar prej 5%.
Një normë prej 10% aplikohet për kategori të caktuara, përfshirë shërbimet dhe ushqimin e pijet që konsumohen në vendin e shërbimit, ndërsa norma e përgjithshme prej 18%, për pjesën tjetër të produkteve dhe shërbimeve që nuk përfshihen në kategoritë me norma të reduktuara.
Kosova aplikon një sistem me dy norma kryesore të TVSH-së. 8% është norma e reduktuar që aplikohet për një listë të produkteve bazë, përfshirë drithërat, miellin, bukën, vajrat ushqimorë, qumështin dhe produktet e qumështit dhe vezët. Për produktet dhe shërbimet që nuk përfshihen në kategoritë me normë të reduktuar aplikohet 18%, norma standarde e TVSH-së.
Serbia aplikon një sistem me dy norma kryesore të TVSH-së. Norma standarde është 20% dhe aplikohet për shumicën e mallrave dhe shërbimeve.
Për produkte ushqimore bazë të përcaktuara me ligj aplikohet një normë e reduktuar prej 10%, ku përfshihen ndër të tjera buka, qumështi dhe mielli. Ndërsa produkte si kafeja, çokollata dhe artikuj të tjerë që nuk përfshihen në kategorinë e produkteve bazë tatohen me normën standarde prej 20%.
Z. Ndreka thotë se një tjetër faktor tjetër që ndikon në çmimet e produkteve vendase është kostoja e qumështit në fermë, e cila në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë. Sipas tij, çmimi mesatar i qumështit të lopës së blerë nga fermeri për lëndë të parë në përpunim varion nga 56 deri në 58 lekë për litër (pa përfshirë TVSh). Në derën e një ferme në një shtet të Europës, pa përfshirë taksat dhe kostot e transportit tregtohet 36 lekë për litër.
Diferenca është 56 deri në 63% më shtrenjtë sesa çmimi i prodhuar nga blegtori shqiptar.
“Kjo lidhet me fragmentimin e tokës bujqësore, që rrit kostot e prodhimit të ushqimit për blegtorinë. Këto kosto reflektohen më pas te çmimi i qumështit, si lëndë e parë për industrinë përpunuese.
Përveç uljes së TVSH-së si masë afatshkurtër fiskale, si masë afatgjatë do të rekomandoja nxitjen e bashkimit të fermerëve dhe konsolidimin e fermave. Ky proces ka nisur dhe ka qenë gjithashtu pjesë e qasjes së institucioneve, me synim konsolidimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral”, thekson z. Ndreka
Shqiptarët shpenzojnë për ushqime gati tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Pesha e lartë e ushqimeve në buxhetet e konsumatorëve shqiptarë e bën këtë kategori veçanërisht të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në vitin 2025 shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike përbënin 29% të konsumit individual në Shqipëri, kundrejt vetëm 10,4% në Bashkimin Europian.
Në vlerë, konsumi për këtë kategori arriti në rreth 5,9 miliardë euro në Shqipëri, ndërsa shpenzimi për banor ishte 2,513 euro, kundrejt 2,847 eurove në BE. Pra, megjithëse shpenzimi për ushqime për banor është më i ulët se mesatarja europiane, pesha që zë në konsumin total është gati tri herë më e lartë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu diferenca të konsiderueshme në kategoritë e tjera të konsumit. Në Shqipëri, shpenzimet për banesën, ujin, energjinë dhe gazin përbëjnë 13,5% të konsumit, kundrejt 18,8% në BE.
Ndërkohë, shëndetësia zë 7,6% në Shqipëri, krahasuar me 13,4% në BE, ndërsa për restorante dhe akomodim shpenzohet 4,9%, kundrejt 7,2% në vendet e BE-së.
Në tërësi, struktura e konsumit tregon se familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë dukshëm më të madhe të buxhetit për ushqime, çka e bën ecurinë e çmimeve të kësaj kategorie një faktor kyç për mirëqenien e tyre ekonomike. Monitor
Të fundit
Pse Rama shpalli gjashtë masa kundër protestave? Bushati: Tregon frikën se mos bie
26 October 2026, 21:47
Aulon Kalaja replikon Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
26 October 2026, 21:26
Na mbyti pafytyrësia!
26 October 2026, 21:09
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
26 October 2026, 20:50
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
26 October 2026, 19:53
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
26 October 2026, 19:37
Demokratët Europianë: Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga plagosja e Vishkullit
26 October 2026, 19:22
Sulmi terrorist në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj një personi tjetër
26 October 2026, 19:03
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
26 October 2026, 18:42
Studentët i vënë "flakën" Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26 October 2026, 18:27
Pas Orban dhe Vuçiç, kush e ka radhën?
26 October 2026, 18:08
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit pas humbjes së Vuçiç?
26 October 2026, 17:46
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
26 October 2026, 17:32
Pas Ministrisë së Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë
26 October 2026, 17:18
Rënia e Vuçiç zgjon socialistët, a po hapet beteja për një PS pa Ramën?
26 October 2026, 16:48
Opinion / Kur tradhëtia kërkon dialog!
26 October 2026, 16:47
Serbia e mbylli kapitullin Vuçiç, Shqipëria duhet të mbyllë kapitullin Rama!
26 October 2026, 16:24
Opozita bojkoton komisionet parlamentare
26 October 2026, 16:12
Majko “nxin” Vuçiç pas rënies nga pushteti, por a është edhe një kunj për Ramën?
26 October 2026, 15:56
Era që nuk ndalet më!
26 October 2026, 15:36
Korçë/ Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeçar, gjykata lë të lirë edukatoren
26 October 2026, 15:22
Vijon revolta studentore, protestuesit nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
26 October 2026, 15:09
Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit
26 October 2026, 14:58
Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!
26 October 2026, 14:45
Fuga pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?
26 October 2026, 14:38
“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës
26 October 2026, 14:11
Protesta/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!
26 October 2026, 14:02
Veliaj: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’
26 October 2026, 13:48
Studentët i kërkojnë largimin e Ramës, Balla: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur kurrë
26 October 2026, 13:06
Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
26 October 2026, 12:44
Spiropali thumbon Ramën pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
26 October 2026, 12:38
Kosovë, vritet 49-vjeçarja, pak orë më parë kishte denoncuar dhunën në familje
26 October 2026, 12:20
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit
26 October 2026, 11:42
Këmbimi valutor 26 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
26 October 2026, 11:19
Protesta e të dielës, 10 protestues të arrestuar, procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë
26 October 2026, 11:01
Plagosja e Erion Vishkulit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë
26 October 2026, 10:41
Lula rizgjidhet president i Brazilit
26 October 2026, 10:20
Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot te Ministria e Arsimit
26 October 2026, 10:07
Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve
26 October 2026, 09:42
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
26 October 2026, 09:18
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës'
26 October 2026, 08:47
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
26 October 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 October 2026, 08:05
Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Lista e studentëve drejt 140 mandateve
25 October 2026, 21:51
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 20:14
El Clásico ndez Camp Nou-n, zbardhen formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit
25 October 2026, 20:50
Rama u vë 'çmim' protestave, "Le Monde": Gjoba për protestuesit që kërkojnë largimin e tij
25 October 2026, 20:26
Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e piperit
25 October 2026, 20:01
Molotovë drejt policisë, përshkallëzohen tensionet në qendër të Tiranës
25 October 2026, 19:40
“Protestuesi pa ndjenja dhunohet”, “Al Jazeera” publikon pamjet e dhunës policore në Tiranë
25 October 2026, 19:22
Video/ Momente tensioni në protestë, i riu përplaset fizikisht me 7 efektivë
25 October 2026, 18:48
Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve
25 October 2026, 18:12
“Zoti bëftë mrekulli”/ Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, gati për operacionin e radhës
25 October 2026, 17:43
Studenti sfidon Ramën: Nuk ikim pa dorëheqje dhe zgjedhje të reja
25 October 2026, 17:06
“Më e motivuar po dal sesa hyra”, Eva Pango lë Traumën pas plagosjes në protestë
25 October 2026, 16:48
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, miqtë solidarizohen me 28-vjeçarin e plagosur në sy
25 October 2026, 16:30
Protestuesit i vënë flakën karrigeve të dialogut para Kryeministrisë
25 October 2026, 15:55
“Vrasës me pagesë”/ Mesazhi i protestuesve për Ramën dhe Policinë
25 October 2026, 15:44
Çfarë nënkupton Edi Rama me “dialogun”?
25 October 2026, 15:31
Pushteti ka një fund, turpi nuk ka mandat!
25 October 2026, 15:11
Vetëm pak minuta shi, bllokohen disa akse rrugore në Vlorë
25 October 2026, 14:55
Refuzojnë dialogun e Ramës, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit
25 October 2026, 14:38
U plagos me plumb gome në sy, i riu i shkruan Berishës nga spitali: Vetëm fitore!
25 October 2026, 14:25
“Mikesha” e Ramës drejt dorëheqjes? Meloni mund të çojë Italinë në zgjedhje të parakohshme
25 October 2026, 14:12
Kërcënimet e Ramës, Berisha: U kthye në genin e babait të tij, por kjo revoltë do të fitojë
25 October 2026, 13:01
Berisha: Studentët i treguan vendit dhe botës se nuk mposhten nga dhuna
25 October 2026, 12:43
"Do gjeni belanë", Rama kërcënon sërish protestuesit me trenat që nuk ekzistojnë
25 October 2026, 12:15
Studentët kërkojnë largimin, Rama shtrëngon karrigen: Nuk ma impononi dorëheqjen
25 October 2026, 11:54
Protesta e dhunshme, MSh: 23 të lënduar, mes tyre protestues, policë, deputetë e gazetarë
25 October 2026, 10:19
Kujt i del nami, të nxjerr syrin
25 October 2026, 10:08
Tirana mes gazit lotsjellës dhe flakëve, DW: Rama kërkon dialog, por bën akuza
25 October 2026, 09:53
Studentët sërish sot në shesh, Rama i provokon me stolat e betonit
25 October 2026, 09:21
NYT: Protestuesit sfidojnë Ramën, qeveria përballet me ditë të trazuara në Tiranë
25 October 2026, 09:00
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 08:37