Flash News

Ditari i Opozitës

Masat diktatoriale ndaj protestuesve, Berisha: S'njohim asnjë prej tyre, Rama një copë m** mbi mëndafsh

Masat diktatoriale ndaj protestuesve, Berisha: S'njohim asnjë prej

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj paketës së masave të njoftuara nga kryeministri Edi Rama për protestat dhe i cilësuar ato si vendosje të diktaturës me ligj.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të mos i njohin këto masa dhe të vijojnë përballjen politike me qeverinë, ndërsa përsëriti kërkesat e opozitës për largimin e Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

" Ne si qytetarë të mos njohim asnjë prej tyre, por të ngrihemi dhëmb për dhëmb kundër Edvin Kristaq xhelatit, padrinos së vendit, dhe t'i japim atë që meriton. 
Edhe e deklaroj këtu që s'ka ligj as forcë në botë që do mund të pengojë Partinë Demokratike për të përmbushur misionin e saj, largimin e tij, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira e të ndershme. 
Kërkesa këto të fuqishme, të drejta, të revoltës studentore", tha Berisha. 

Gjatë komunikimit, Berisha u pyet edhe për përdorimin e sistemit Smart City në identifikimin dhe arrestimin e protestuesve, si dhe për shqetësimet lidhur me mbikëqyrjen masive, abuzimet financiare dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në përgjigjen e tij, kreu i PD-së premtoi një hetim të plotë për sistemin, duke e lidhur çështjen me pretendimet për shkelje të ligjeve dhe standardeve europiane e ndërkombëtare.

" Faleminderit shumë për komentin, për pyetjen dhe sugjerimin. Sigurisht që do hetohet plotësisht, por të garantoj se Edi Rama, kreu i organizatës kriminale shqiptare, Edi Rama, në raport me Bashkimin Europian dhe NATO-n, nuk është gjë tjetër vetëm ajo që thoshte Taleran për Fushenë: një copë m** mbi mëndafsh", tha Berisha. 

Të fundit