Flash News

Ditari i Opozitës

Kërcënimet e Ramës, Berisha: U kthye në genin e babait të tij, por kjo revoltë do të fitojë

Kërcënimet e Ramës, Berisha: U kthye në genin e babait

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për masa ligjore kundër dhunës gjatë protestave.

Berisha e akuzoi kryeministrin për rikthim te metodat e komunizmit, duke e lidhur retorikën e tij me të atin, Kristaq Rama, dhe duke e cilësuar paketën e re si një përpjekje për të kufizuar protestat.

Berisha: Sot doli, jo si Edi Rama, por si Edvin Kristaq Xhelati. 
Ka dy ditë që është rikthyer totalisht në genin e babait të tij xhelat. 
Kjo gjeneratë nuk e di, po babai i tij xhelat ishte një burrë i gjatë në pamje xhentëlmen, por në shpirt kriminel dhe shpirtkazmë, që firmoste varjen në litar, ndonëse ishte skulptor, firmoste varjen në litar të poetëve për vargjet e tyre. 
U kthye tek Koleka, ish-anëtari i Byrosë Politike terroristi i vërtetë, që edhe në '90-ën kërkonte t'u fuste tanket studentëve  kundër pluralizmit. 
Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s'do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. 
Riktheu ligjin agjitacion-propagandë. 
Miq, diktatori i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia, para se të përmbysej shtatorja, bëri ligjin për mbrojtjen e personaliteteve. Dhe e kish hallin te mbrojtja e Enver Hoxhës.  Ajo ishte vetëm një thirrje, një apel, një thirrje, një apel. Dhe ne e kryem misionin tonë, e përmbysëm. 
Do përmbysim Edi Ramën. 
Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. 
Je i marrë fund, je i pashpresë. 
Jep dorëheqjen sa më parë të mos pësosh fatin e Çausheskut. 
Se detyrimet, borxhet, krimet tua ndaj shqiptarëve janë monstruoze. 
Kjo revoltë do të fitojë.

Të fundit