Flash News

E-TJERA

Denoncon mjeku: Erion Vishkullin e futën në ambulancë dhe pastaj e zbritën, kush e dha urdhrin?

Denoncon mjeku: Erion Vishkullin e futën në ambulancë dhe pastaj

Mjeku Ermal Pasha ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si u trajtua 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe rrezikon të humbasë shikimin.

Në një intervistë për News24, Pasha tregoi se kishte tentuar t’i jepte ndihmën e parë të riut, të cilin e kishte parë të shtrirë në anën tjetër të Lanës, por nuk ishte lejuar t’i afrohej.

Mjeku tha se ishte identifikuar si profesionist shëndetësor, duke hequr maskën dhe syzet që të njihej, por përpjekja e tij për të ndihmuar të plagosurin ishte penguar.

“Ishte një moment kur pashë një person në anën tjetër të Lanës, që ishte shtrirë dhe rreth tij ishin mbledhur disa persona. Mendova se ishte një moment asfiksie nga gazi. Kur pashë që situata po zgjaste, tentova të vrapoja drejt tij, por nuk më lejuan. Isha vetëm. Hoqa maskën, syzet dhe u prezantova që të më njihnin. Doja ta ndihmoja, por u pengova”, deklaroi ai.

Përtej pengimit për të dhënë ndihmën e parë, mjeku ngriti pikëpyetje edhe mbi transportimin e Vishkullit. Sipas pretendimit të tij, i riu ishte vendosur fillimisht në një automjet të policisë të përshtatur si ambulancë, por më pas ishte zbritur prej tij.

“Si ka mundësi që hipi në ambulancën e policisë dhe më pas u zbrit? Kush e dha urdhrin? E mori një ambulancë që rrinte te radhët e policisë, një fuoristradë e transformuar në ambulancë, një nga ato që transportonin edhe gaz lotsjellës”, u shpreh mjeku.

Të fundit