Flash News

E-TJERA

Më pak policë para Kryeministrisë, por kamerat dhe autoboti në gatishmëri, policia ndryshon strategji

Më pak policë para Kryeministrisë, por kamerat dhe autoboti

Ndryshe nga ditët e mëparshme të protestës studentore, para Kryeministrisë në Tiranë vihet re një prani më e kufizuar e forcave të policisë, ndërsa masat e sigurisë përreth godinës qeveritare mbeten në fuqi.

Në ditën e 13-të të revoltës, policia duket se ka ndryshuar qasje, duke lejuar grumbullimin e qytetarëve përpara Kryeministrisë, ndryshe nga situata e një dite më parë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se masat e sigurisë janë hequr.

Në tarracën e godinës qeveritare janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, përmes të cilave mund të monitorohet lëvizja e protestuesve dhe të evidentohen personat e pranishëm në tubim.

Ndërkohë, autoboti i ujit vijon të qëndrojë në gatishmëri, si një masë për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të situatës. Pavarësisht numrit më të vogël të efektivëve në terren, prania e mjeteve të posaçme dhe pajisjeve të monitorimit tregon se policia vijon të mbajë nën vëzhgim zhvillimet përpara godinës së qeverisë.

Këto masa vijnë pas tensioneve të ditëve të fundit, gjatë të cilave janë raportuar të plagosur dhe janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë.

Të fundit