Flash News

E-TJERA

“Zoti bëftë mrekulli”/ Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, gati për operacionin e radhës

“Zoti bëftë mrekulli”/ Erjon Vishkulli mbërrin

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka mbërritur në Itali, ku pritet të kryejë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë i riu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se ndodhet në spitalin “San Carlo” në Romë, në pritje të operacionit të radhës.

“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti bëftë mrekulli. SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”, shkruan Vishkulli në postimin e tij.

I riu u plagos në sy gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ndërsa pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Të fundit