Flash News
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Rënia e Vuçiç zgjon socialistët, a po hapet beteja për një PS pa Ramën?

Humbja e Aleksandër Vuçiç në Serbi ka ngjallur reagime në politikën shqiptare, por vëmendja nuk është përqendruar vetëm te fitorja e lëvizjes studentore dhe fundi i dominimit të gjatë të liderit serb.
Siç duket, brenda Partisë Socialiste, figura të njohura të këtij kampi kanë zgjedhur të flasin për pushtetet që nuk janë të përjetshme, për kontrollin e institucioneve dhe për nevojën e ndryshimit. Mesazhe që, përtej zhvillimeve në Beograd, mund të lexohen edhe në kontekstin e debatit për të ardhmen e PS-së dhe drejtimin e saj pas Edi Ramës.
Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj rezultatit në Serbi.
Edhe pse asnjëri prej tyre shprehet hapur se brenda PS-së po nis një garë e organizuar për pasuesin e Ramës, por, në një moment kur Shqipëria po përballet me protesta studentore dhe kritika ndaj mënyrës së qeverisjes, mesazhet për fundin e pushteteve të konsoliduara marrin një domethënie politike që shkon përtej kufijve të Serbisë.
Bushati e lidh modelin e Vuçiç me Shqipërinë
Reagimi i ish-ministrit të jashtem, Ditmir Bushatit është ndër më të drejtpërdrejtët për sa i përket lidhjes mes zhvillimeve në Serbi dhe realitetit shqiptar. Ish-ministri ka paralajmëruar se taktikat e përdorura nga Vuçiç për të ruajtur pushtetin kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri, teksa i referohet klientelizmit, kontrollit politik dhe ekonomik dhe dobësimit të mekanizmave demokratikë.
Bushati e ka cilësuar fitoren e lëvizjes studentore si një zhvillim me rëndësi historike dhe ka vënë në dukje se një lëvizje e organizuar, pa infrastrukturë të madhe partiake dhe pa burimet e një makinerie shtetërore, arriti të mposhtë një pushtet të konsoliduar. Mesazhi i tij nuk kufizohet te urimi për studentët serbë, por përmban edhe një paralajmërim për mënyrën se si pushteti mund të përqendrohet dhe të përdoret për të mbrojtur interesat e një grupi të ngushtë.
Në këtë pikë, reagimi i Bushatit prek një nga debatet më të ndjeshme në politikën shqiptare: sa hapësirë ka për konkurrencë të brendshme, kontroll institucional dhe ripërtëritje politike brenda një partie që drejtohet prej vitesh nga i njëjti kryetar?
Spiropali dhe mesazhi për pushtetet që nuk janë të përjetshme

Edhe Elisa Spiropali është ndalur te mësimi politik që, sipas saj, vjen nga zgjedhjet në Serbi. Ajo ka shkruar se qytetarët kanë mundësinë dhe fuqinë të ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë se janë të përhershme.
Në pamje të parë, bëhet fjalë për një reagim mbi zhvillimet në një vend fqinj, por, në kushtet kur Spiropali ka qenë vetë pjesë e debateve për drejtimin dhe funksionimin e Partisë Socialiste, ky formulim tërheq vëmendjen edhe përtej çështjes serbe.
Në muajt e fundit, ajo ka ngritur publikisht nevojën për ripërtëritjen e PS-së, më shumë demokraci të brendshme dhe hapësirë për meritën e brezin e ri. Për këtë arsye, deklarata se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm nuk mund të shkëputet plotësisht nga debati mbi të ardhmen e partisë ku ajo bën pjesë.
Kjo nuk do të thotë se Spiropali ka shpallur një betejë të hapur për postin e kryetares, por në një parti ku Edi Rama ka përqendruar prej vitesh drejtimin politik, çdo thirrje për ndryshim, meritokraci dhe hapje të strukturave merr peshë të veçantë.
Majko analizon fundin e modelit, Veliaj flet për “fundin e një bote”
Pandeli Majko ka zgjedhur një analizë më të gjerë të humbjes së Vuçiç, teksa u ndal te përqendrimi i pushtetit, ndërthurja e interesave politike dhe ekonomike dhe dobësimi i institucioneve.
Në reagimin e tij, ish-kryeministri socialist ka theksuar se lideri serb u tërhoq si një figurë politike që i kishte mbijetuar kohës së vet, ndërsa në fund ka shkruar “Nga dje, ai nuk i kontrollon më ngjarjet! Tashmë janë ato, që do ta kontrollojnë atë!”
Fjalët e Majkos nuk janë një deklaratë e drejtpërdrejtë kundër Ramës, por analiza e tij ngre çështje që janë pjesë edhe e debatit shqiptar për raportin mes pushtetit, institucioneve dhe interesave ekonomike. Nëse një sistem i konsoliduar mund të humbasë kontrollin përballë pakënaqësisë qytetare, atëherë edhe partitë që duken të palëkundura duhet të përballen me pyetjen se sa e qëndrueshme është mbështetja e tyre.

Më i drejtpërdrejtë në simbolikën e zgjedhur ka qenë Erion Veliaj, i cili nga qelia ka uruar studentët serbë për fitoren ndaj Vuçiçit, duke e cilësuar atë si një lider “makiavelist dhe populist”. Veliaj ka shkruar se lëvizjet studentore nuk janë “fundi i botës”, por “fundi i një bote”, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe politikëbërësve të kuptojnë pritshmëritë e brezit të ri.
Në kontekstin shqiptar, kjo deklaratë merr një domethënie të veçantë sepse protestat studentore në Tiranë kanë vënë në vështirësi qeverinë, ndërsa kërkesat për ndryshim dhe kritikat ndaj reagimit të institucioneve janë shndërruar në një sfidë politike për Ramën. Megjithatë, nuk ka prova publike që Veliaj po ndërton një lëvizje të organizuar brenda PS-së për të marrë drejtimin e saj. Interpretimi i mesazhit si një sinjal për kryeministrin mbetet një lexim politik, jo një fakt i konfirmuar.
A po mendohet PS-ja përtej Ramës?
Reagimet e këtyre katër figurave nuk janë identike dhe nuk dëshmojnë domosdoshmërisht ekzistencën e një fronti të përbashkët brenda Partisë Socialiste. Bushati ka artikuluar kritika ndaj modelit të pushtetit, Spiropali ka folur për ndryshimin dhe kufijtë e dominimit politik, Majko ka analizuar dobësitë e sistemit të Vuçiç, ndërsa Veliaj ka vënë theksin te fuqia e lëvizjeve studentore.
Por fakti që këto mesazhe vijnë në të njëjtën ditë, pas humbjes së një lideri që kishte dominuar politikën serbe për vite me radhë, i bën ato të lexohen edhe në raport me situatën brenda PS-së.
Kjo pasi humbja e Vuçiç rikthen në vëmendje një mësim politik se asnjë pushtet nuk mund të konsiderohet i përjetshëm dhe asnjë parti nuk mund ta shmangë pafundësisht debatin për të ardhmen e saj./Politiko.al
Të fundit
Pse Rama shpalli gjashtë masa kundër protestave? Bushati: Tregon frikën se mos bie
26 October 2026, 21:47
Aulon Kalaja replikon Ballën, publikon bisedën me të miturin që u dhunua nga policia
26 October 2026, 21:26
Na mbyti pafytyrësia!
26 October 2026, 21:09
Rrjedhje apo gafë teknike? Faqja e Topit të Artë shpall fituesit para kohe
26 October 2026, 20:50
Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi
26 October 2026, 19:53
Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
26 October 2026, 19:37
Demokratët Europianë: Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga plagosja e Vishkullit
26 October 2026, 19:22
Sulmi terrorist në Banjskë, ngrihet aktakuzë ndaj një personi tjetër
26 October 2026, 19:03
Shkresa për policët dokumenton se ligji në Shqipëri zbatohet me urdhër të pushtetit
26 October 2026, 18:42
Studentët i vënë "flakën" Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26 October 2026, 18:27
Pas Orban dhe Vuçiç, kush e ka radhën?
26 October 2026, 18:08
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit pas humbjes së Vuçiç?
26 October 2026, 17:46
Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
26 October 2026, 17:32
Pas Ministrisë së Arsimit, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë
26 October 2026, 17:18
Rënia e Vuçiç zgjon socialistët, a po hapet beteja për një PS pa Ramën?
26 October 2026, 16:48
Opinion / Kur tradhëtia kërkon dialog!
26 October 2026, 16:47
Serbia e mbylli kapitullin Vuçiç, Shqipëria duhet të mbyllë kapitullin Rama!
26 October 2026, 16:24
Opozita bojkoton komisionet parlamentare
26 October 2026, 16:12
Majko “nxin” Vuçiç pas rënies nga pushteti, por a është edhe një kunj për Ramën?
26 October 2026, 15:56
Era që nuk ndalet më!
26 October 2026, 15:36
Korçë/ Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeçar, gjykata lë të lirë edukatoren
26 October 2026, 15:22
Vijon revolta studentore, protestuesit nisin grumbullimin para Ministrisë së Arsimit
26 October 2026, 15:09
Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri, gati dyfish më shumë se të moshuarit
26 October 2026, 14:58
Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!
26 October 2026, 14:45
Fuga pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?
26 October 2026, 14:38
“Pjesë përbërëse e Serbisë”, ja çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës
26 October 2026, 14:11
Protesta/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!
26 October 2026, 14:02
Veliaj: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’
26 October 2026, 13:48
Studentët i kërkojnë largimin e Ramës, Balla: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur kurrë
26 October 2026, 13:06
Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
26 October 2026, 12:44
Spiropali thumbon Ramën pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
26 October 2026, 12:38
Kosovë, vritet 49-vjeçarja, pak orë më parë kishte denoncuar dhunën në familje
26 October 2026, 12:20
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit
26 October 2026, 11:42
Këmbimi valutor 26 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
26 October 2026, 11:19
Protesta e të dielës, 10 protestues të arrestuar, procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë
26 October 2026, 11:01
Plagosja e Erion Vishkulit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë
26 October 2026, 10:41
Lula rizgjidhet president i Brazilit
26 October 2026, 10:20
Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot te Ministria e Arsimit
26 October 2026, 10:07
Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve
26 October 2026, 09:42
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
26 October 2026, 09:18
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës'
26 October 2026, 08:47
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
26 October 2026, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 October 2026, 08:05
Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Lista e studentëve drejt 140 mandateve
25 October 2026, 21:51
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 20:14
El Clásico ndez Camp Nou-n, zbardhen formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit
25 October 2026, 20:50
Rama u vë 'çmim' protestave, "Le Monde": Gjoba për protestuesit që kërkojnë largimin e tij
25 October 2026, 20:26
Fotolajm/ Protestuesit i sekuestrojnë efektivit mburojën dhe sprajin e piperit
25 October 2026, 20:01
Molotovë drejt policisë, përshkallëzohen tensionet në qendër të Tiranës
25 October 2026, 19:40
“Protestuesi pa ndjenja dhunohet”, “Al Jazeera” publikon pamjet e dhunës policore në Tiranë
25 October 2026, 19:22
Video/ Momente tensioni në protestë, i riu përplaset fizikisht me 7 efektivë
25 October 2026, 18:48
Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve
25 October 2026, 18:12
“Zoti bëftë mrekulli”/ Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, gati për operacionin e radhës
25 October 2026, 17:43
Studenti sfidon Ramën: Nuk ikim pa dorëheqje dhe zgjedhje të reja
25 October 2026, 17:06
“Më e motivuar po dal sesa hyra”, Eva Pango lë Traumën pas plagosjes në protestë
25 October 2026, 16:48
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, miqtë solidarizohen me 28-vjeçarin e plagosur në sy
25 October 2026, 16:30
Protestuesit i vënë flakën karrigeve të dialogut para Kryeministrisë
25 October 2026, 15:55
“Vrasës me pagesë”/ Mesazhi i protestuesve për Ramën dhe Policinë
25 October 2026, 15:44
Çfarë nënkupton Edi Rama me “dialogun”?
25 October 2026, 15:31
Pushteti ka një fund, turpi nuk ka mandat!
25 October 2026, 15:11
Vetëm pak minuta shi, bllokohen disa akse rrugore në Vlorë
25 October 2026, 14:55
Refuzojnë dialogun e Ramës, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit
25 October 2026, 14:38
U plagos me plumb gome në sy, i riu i shkruan Berishës nga spitali: Vetëm fitore!
25 October 2026, 14:25
“Mikesha” e Ramës drejt dorëheqjes? Meloni mund të çojë Italinë në zgjedhje të parakohshme
25 October 2026, 14:12
Kërcënimet e Ramës, Berisha: U kthye në genin e babait të tij, por kjo revoltë do të fitojë
25 October 2026, 13:01
Berisha: Studentët i treguan vendit dhe botës se nuk mposhten nga dhuna
25 October 2026, 12:43
"Do gjeni belanë", Rama kërcënon sërish protestuesit me trenat që nuk ekzistojnë
25 October 2026, 12:15
Studentët kërkojnë largimin, Rama shtrëngon karrigen: Nuk ma impononi dorëheqjen
25 October 2026, 11:54
Protesta e dhunshme, MSh: 23 të lënduar, mes tyre protestues, policë, deputetë e gazetarë
25 October 2026, 10:19
Kujt i del nami, të nxjerr syrin
25 October 2026, 10:08
Tirana mes gazit lotsjellës dhe flakëve, DW: Rama kërkon dialog, por bën akuza
25 October 2026, 09:53
Studentët sërish sot në shesh, Rama i provokon me stolat e betonit
25 October 2026, 09:21
NYT: Protestuesit sfidojnë Ramën, qeveria përballet me ditë të trazuara në Tiranë
25 October 2026, 09:00
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë
25 October 2026, 08:37