Flash News

E-TJERA

Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për dhunën ndaj studentëve

Publikohen emrat dhe fotot e efektivëve të akuzuar për

Foto dhe emra të disa efektivëve të Policisë së Shtetit janë publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruara me akuza për dhunë ndaj studentëve gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.

Në postimin e shpërndarë online pretendohet se personat e identifikuar kanë qenë të përfshirë në episode dhune ndaj protestuesve. Mes emrave të përmendur janë Kreshnik Ymeraj, Viktor Todhe, Ndriçim Dajt, Klodi Haruni,  Artur Prifti.

Autorët e publikimit pretendojnë gjithashtu se një prej drejtuesve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka dhënë urdhra për përdorimin e plumbave të gomës ndaj protestuesve. Në postim ngrihen akuza edhe për një efektiv që dyshohet se ka qëlluar me armë gjatë ndërhyrjes policore.

Sipas të njëjtit publikim, disa prej personave të përmendur kanë fshirë llogaritë e tyre nga rrjetet sociale pas shpërndarjes së fotografive dhe emrave. 

 

Të fundit