Flash News

E-TJERA

Vetëm pak minuta shi, bllokohen disa akse rrugore në Vlorë

Vetëm pak minuta shi, bllokohen disa akse rrugore në Vlorë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në qytetin e Vlorës, ku disa akse rrugore janë bllokuar për disa minuta për shkak të grumbullimit të ujit.

Sipas informacionit të bërë publik, situata ka sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa zona të qytetit. Megjithatë, bulevardi kryesor, zona e Albano Romina dhe akset që përmbyten shpesh nuk paraqesin probleme të raportuara.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë për largimin e ujit nga rrugët e prekura, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.

Të fundit